Mbi konvencionet e proceseve vendimarrëse dhe përfaqësimit të tyre mediatik

Nga Denis Mari

Kalo mouse siper!

Kalo mouse siper!

Konvencionet intelektuale të tilla si përdorimet e figurshme (mediatike) të disa elementëve postmodernistë, mund të jenë po aq ngërthyese sa dhe konvencionet komerciale – ndoshta dhe më shumë duke parë se si janë në gjendje të ‘mashtrojnë’ njerëz inteligjente duke I bërë të besojnë se janë tashmë bashkautorë të një sipërmarrjeje kritike, ose më keq akoma revolucionare për shoqërinë. Paradigmat ‘tradicionale’ të vetvetes, kuptimit dhe përfaqësimit, kanë kohë që kanë dalë nga skena dhe në boshllëkun e krijuar spekulimet gëlojnë.

Arratisja nga konvencionet është një formë kurrnacërie që në disa dimensione të sferës publike, sidomos në vendimarrje dhe policy-making, gati-gati kalon në burracakëri. Thyerja e rregullave është kthyer tashmë në një ushtrim formal dhe I një lloji të tillë të cilin mund ta mbartim deri në kufijtë e mospërvetësimit të skajshëm të kuptimit! Dhe të sillemi sikur si mospërvetësimi ashtu dhe mungesa e një marrëdhënie estetike me objektin social të vëzhguar, të jetë jo vetëm e pranueshme por dhe e parapëlqyeshme. Arti modern, sidomos piktura dhe krijuesit e saj janë deri diku dëshmi e kësaj.. Ndaj dhe rregullthyerja nuk ka ndonjë marrëdhënie më të privilegjuar me origjinalitetin sesa rregullndjekja. Cështja, sipas meje, konsiston në mënyrat me të cilat ne ndjekim ose thyejmë rregullat!

Nga ana tjetër, konvencionet komerciale mund të jenë të ‘thella’, pa mëtuar aspak dimensionin intelektualoid të atyre ‘intelektuale’. Cdo formë kulture ka shkollarët e saj dhe pashmangshmerisht dhe parashkollarët e saj! Kam vënë re se këta të fundit shpesh anashkalojnë natyrën dialektike të industrisë kulturore duke pretenduar se janë korporatat mediatike që kushtëzojnë mënyrën me të cilën masat krijojnë marrëdhënien e tyre me realitetin shoqëror që i rrethon. Si argument është, mendoj, po aq i dobët sa dhe qëndrimet libertariane se janë masat, që me konsumet e tyre diktojnë se cfarë prodhojnë mediat… Padyshim këto janë forca në dialog të vazhdueshëm me njëra tjetrën dhe peshorja anon sa në njërën anë dhe në tjetrën.

Po kur thelbi zhvendoset nga debatet teknike në lidhje me natyrën strukturore të logjikës së mediave, në format e përfaqësimit të proceseve të vendimarrjes në sferën publike, atëherë duhet shumë kujdes. Qëndrimi “nuk e kuptoj por më pëlqen” bëhet sipas meje krejtësisht I papranueshëm dhe e anasjellta e tij, “nuk më pëlqen, por e kuptoj” është shumë më i preferueshëm.

Manekinë për politikën

Nga Genci Pishtari

Me krijimin e partive të shumta politike pas viteve 90’, u krijuan edhe forumet rinore përkatëse, pothuajse të çdo partie. Krijimi i këtyre forumeve duhej të jepte frytet e saj duke kultivuar tek rinia principet e demokracisë. Ato supozohet të ishin dhe të jenë shkolla politike të cilat trajnojnë liderët e së ardhmes. E kundërta ndodhi dhe vazhdon të ndodhë në Shqipëri, ku forumet rinore përdoren nga politika vetëm si maska për të përmirësuar imazhin e tyre. Politika Shqiptare, sa herë e ndjen mungësen e imazhit demokratik, përdor forumet rinore për të krijuar iluzionin se i përfshijnë të rinjtë në jetën politike. Gjatë kongreseve, protestave apo në ditët e fushatave zgjedhore rinia përdoret duke u shërbyer politikanëve dhe politikës. Në fakt ata i shërbejnë shumë kësaj politike.

Duke mbledhur disa të rinj, ca andej e ca këtej, e në disa raste duke iu lutur si shokë për  tu afruar në forum, drejtuesit i vlerësojnë të rinjtë dhe idetë e tyre duke i vendosur në skenën e fushatës mbrapa kryetarit që po mban fjalim. Dhe në pamjet televizive na jep përshtypjen e një rinie aktive e funksionale. Lexo më tej..

TE GJITHE NE SHKOLLE!!!

Nga Marin Selfollari

 Të kesh një diplomë është kthyer në mision për të rinjtë shqiptarë. Nisur nga kushtet e veshtira dhe kaotike  të jetesës, studentët e shohin arsimin e lartë si të vetmen trampolinë për një të ardhme të sigurtë, me saktë për një punë të sigurtë.

Ky fluks i jashtëzakonshëm dhe i pa përballueshem studentësh, për arsimin publik, i “shtroi” rrugën universiteteve private. Megjithë tarifat relativisht të larta, të rinjtë të etur për diploma, pushtuan bankat e tyre. Që nga viti 2002, kur u hap universiteti i parë privat, një larmi emrash i janë shtuar kësaj liste. Sot ne numërojmë 22 universitete private Lexo më tej..

Media në raport me të rinjtë

Nga Elorina Kulla

Pavarësisht nga mosha, gjinia apo pozicioni në shoqëri, media është pa dyshim një ndikues në jetën e kujtdo. Televizioni është forma më e konsumuar e medias duke qenë se përfshin disa elemente njëherazi. Për këtë arsye mbetet edhe më i diskutuari për impaktin që krijon në shoqëri. A ofron ai programacion edukues apo vetëm argëtues? Sigurisht që ndikimet janë pozitive dhe negative, por ngërçi mbetet te programacionet me efekte negative, sidomos kur konsumatorë janë fëmijët dhe të rinjtë. Si grupmoshat më delikate në raport me mediat, është e kuptueshme se ekspozimi i tyre para televizionit duhet të jetë Lexo më tej..

Si vijuan tragjeditë e ditës së hënë..

Nga Edlira Kalaja

Tragjedia më e madhe e aksidentit të ndodhur këtë të hënë, ishte humbja  11 jetëve. Teksa shikoje portretet e secilës prej vajzave ishte e pamundur të mos përloteshe dhe e vetmja ndjenjë që të vinte në ato momente ishte keqardhje. Keqardhje për ato jetë të humbura.

Tragjedia tjetër e shkaktuar nga ky aksident ishte reagimi mediatik që pasoi menjëherë sapo erdhën të dhënat e para nëpër redaksi. Një mori informacionesh, të dhënash ‘paraprake’ do t’i linte vendin më vonë konkluzioneve, analizave dhe programeve të posaçme Lexo më tej..

Arti i marketimit të fatkeqësive

Nga Erblin Vukaj

Në orën 15:45; 16:00; 16:15 apo 16:30, domethënë në orare të ndryshme nga media të ndryshme, më 21 maj, u raportua për daljen nga rruga të një autobusi me studentë. Autobuzi ishte pjesë e një eksedite mësimore organizuar nga departamenti i Gjuhë-Letërsisë së Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas mediave ato po shkonin “e” po vinin në të njëjtën kohë, nga Elbasani për në Sarandë dhe e anasjellta. Lexo më

“A ndihemi të sigurtë?!”

Nga Edlira Kalaja

Grabitjet në mes të ditës të shoqëruara edhe me vrasje, po venë në dyshim sigurinë e qytetarëve si dhe shtojnë mosbesimin ndaj policisë  së vendit.

Vetëm dy muajt e fundit janë grabitur disa dyqane, banka etj, ku fatkeqësisht ka patur edhe të vdekur. Vala e grabitjeve duket të jetë përhapur nëpër qytete të ndryshme të vendit, valë të cilat shtohen dita ditës.

Të premten rreth orës 11 të paradites pranë rrugës së ‘Barrikadave’ dy të rinj, të cilët po lëvizin me një motor tentuan t’i grabisnin çantën një vajze e cila po kalonte rrugën bashkë me një shoqe. Lexo më tej..

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: