Të drejtat e autorit në Shqipëri – ku jemi ?

Nga Era Rusi

Tregu i krijimtarisë intelektuale si krijimtaria muzikore, botimet, publikimet dhe transmetimet e autorëve vendas dhe atyre të huaj në Shqipëri u liberalizuan si rezultat i ndryshimeve demokratike. Nga një vend ku krijimtaria e autorëve vendas ishte pronë e të gjithëve dhe ndaj krijimtarisë botërore ekzistonte një çensurë e institucionalizuar, u kalua në mënyrë të menjëhershme në një situate kaosi ku pronësia ndaj krijimtarise u neglizhua. Fondet  muzikore, filmat, botimet e literaturës, krijimtaria shkencore dhe gjithçka tjetër e krijuar nga autorë vendas e të huaj u riprodhuan, shpërndane apo përvetësuan pa marrë leje nga krijuesit apo producentët e tyre dhe “pirateria “ për qëllime fitimi u kthye në institucion. Kjo pasi autorë të këtij kaosi nuk ishin vetëm individë të pandërgjegjshem si psh shitësit e vegjël të tezgave të kasetave por edhe institucione shtetërore apo private biznesi, si operatorë radio-televizive, agjensi mediash apo kulturore etj. Sa më sipër përbën shkelje themelore të njërit prej kriterive bazë të demokracisë që është e pronësia e krijuesit apo e drejta e autorit.

Si paraqitet situata e të drejtave të autorit sot?

Gjatë këtyre 20 vjetëve  janë bërë hapa përpara drejt institucionalizimit të të drejtave të autorit si psh hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar mbi të drejtat e autorit, ngritja e Zyrës së Të Drejtave të Autorit dhe Agjensive të Zbatimit etj. Gjithashtu është forcuar e drejta e ushtrimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike nëpërmjet licensimit.

Por, cila është në fakt situata në lidhje me këtë çështje? Krijues të njohur të kultures dhe artit në Shqipëri shprehen pesimistë mbi zbatimin real të këtij legjislacioni. Kjo fillon qysh me mungesën e një regjistri të plotë të krijuesve të pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe krijimtarisë së tyre. P.sh: sot po të kontaktosh me autorët më në zë të muzikës në Shqipëri, vë re se ata nuk janë ende të ndërgjegjësuar për të drejtat dhe detyrimet ndaj pronësisë që ata vetë kanë krijuar dhe krijojnë në vazhdimësi. Keshtu psh . krijimtaria muzikore e kompozitorëve mund të këndohet nga shumë këngëtarë dhe transmetohet nga shume media, por krijuesit vetë as nuk i merret leje dhe as i sigurohen të ardhura nga ky aktivitet. Më kujtohet një bisedë me zonjën Vera Ibrahimi, trashëgimtare e fondit muzikor të kompozitorit shumë të njohur Feim Ibrahimi, e cila kur kish prezantuar disa nga krijimet e të shoqit në një institucion Europian i kishin thënë « Zonjë, ju duhet të jeni milionere ». Por çfarë ironie në fakt! Mediat më presigjoze shqiptare zhvillojnë biznes fitimprurës me veprën e këtyre autorëve dhe as nuk denjojnë të marrin leje e jo më të japin një pjesë të fitimit.

E njëjta gjë ndodh me producentët e filmave dhe dokumentarëve. Regjizori i mirënjohur  Mevlan Shanaj, në një intervistë për Agjensinë e Lajmeve SOT, shprehet: «E drejta e autorit nuk ekziston realisht, formalisht ka shumë gënjeshtra, pasi edhe politikës i intereson të thotë se ekziston, por nuk e ka pasur asnjëherë në projektet e veta seriozisht. Pjesërisht mund të gjenden pellgaçe që vetëm e ndotin ».

Po të pyesesh këngetarët të cilët janë krijuesit fundorë të krijimtarisë muzikore situata paraqitet akoma më keq. Këngëtarët në Shqipëri i blejnë këngët me të cilat promovohen por nuk janë të ndërgjegjshëm për statusin e tyre ndaj pronësisë intelektuale. A jane ata pronarë të këngës që kanë blerë? A duhet të marrin të ardhura dhe në çfarë përqindje për transmetimin e këngëve që ata kanë blerë dhe kënduar ?

Pra, sa më sipër çështja mund të ndahet në dy pjesë:

Së pari mosnjohja e legjislacionit dhe së dyti njohja por moszbatimi i tij. Kjo nuk është çështje e krijuesve pasi duket se ata jane “viktimat” e moszbatimit të të drejtave të autorit. }ështja qëndron më lart, ajo është institucionale. Si qeverisja aktuale, por dhe ato te mëparshme mendoj se nuk kane patur një vullnet të plotë që pronësia intelektuale të respektohet si çdo e drejtë tjetër pronesie. Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës pohoi se ”Ligji për të drejtat e autorit është ndër ligjet themelore të lirive të njeriut dhe ai duhet të respektohet me çdo kusht. Nëse tek ne nuk funksion ky ligj, tek të tjerët funksionon, dhe ata janë shumë të rreptë në këtë aspekt”

Lexoshqip.com

Cila është perspektiva e afërt?

Progresi në forcimin e respektimit të së drejtës së autorit lidhet me angazhimet që ka Shqipëria  në proçesin e integrimit europian. Kjo lidhet jo vetëm me përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit European por edhe forcimin e zbatimit te këtij legjislacioni. Në Zyrën Shqiptare të së Drejtës së Autorit e shikojne me shumë optimizëm faktin e hartimit të një projektligji te ri për të drejtën e autorit, një projekt ky që ka kaluar të gjitha procedurat e hartimit dhe konsultimit me ekspertët vendas dhe të huaj, duke afruar këtë kuadër me atë të vendeve të BE-së. Por ndërsa legjislacioni është mjeti relativisht më i lehtë, zbatimi është “thembra e Akilit”.

About these ads
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: