Filmat Shkurt-Prill 2012

Nga Erblin Vukaj

Filmat me pritshmërinë më të lartë për këtë muaj:

Act of Valor

   Një skuadër e forcave speciale Navy Seals, duhet të përballet me një mision të vështirë, për të shpëtuar një agjent të CIA-së, marrë peng nga një organizatë terroriste. Një thriller militaresk, aksion, pika e fortë e të cilit duket se është realizmi ekstrem i skenave të luftimeve, arrirë në sajë të pjesmarrjes si aktorë të ish-ushtarakëve Seals. Një film kushtuar Navy Seals-ave, ushtarëve që arritën të eliminonin Bin Ladenin.
Filmi vjen nga një bashkëpunim i regjizorëve Mike McCoy dhe Scott Waugh, në të cilin aktrojnë Roselyn Sanchez, Emilio Rivera, Jason Cottle dhe vetë ushtarë Navy Seals. Me një buxhet jo shumë të lartë, në Shtetet e Bashkuara ka filluar të shfaqet që në fund të shkurtit.

 

Mirror Mirror

    Përralla më e famshme në Botë e vëllezërve Grimm, ribëhet film. Filmi vjen nga regjizori indjan, Tarsem Singh, i cili njihet për filmat e tij me kosto të lartë si Immortals e The Cell. Përralla, është trajtuar dhe më parë nga regjizori Rupert Sanders, në filmin e tij Snow White and the Huntsman (film që pritet të dalë në maj të këtij viti), por ndryshe nga filmi i Sanders i cili ishte horror dhe disi jashtë përrallës së vëllezërve Grimm, në filmin e Singh, falë Julia Roberts-it dhe Nathan Lane, përralla merr një tjetër kuptim. Një film për të vegjël e për të rritur.
Nga regjizori Tarsem Singh, dhe pjesmarrja e Julia Roberts, Lily Collins, Armie Hammer e Nathan Lane, filmi ka filluar të shfaqet në Shtetet e Bashkuara që në fund të marsit e po pritet mirë.

The Hunger Games

Bazuar në romanin fantastiko-shkencor të Suzanne Collins-it, regjizori amerikan, Gary Ross, e sjell veprën në film me po të njëjtin emër, The Hunger Games. Në film marrin pjesë Jennifer Lawrence, Josh Hutcherson, Woody Harrelson dhe Elizabeth Banks.
Ngjarjet zhvillohen në një të ardhme distopike, post-apokaliptike të një Amerike të menduar si shteti Panem, me 13 qytete, ku qyteti më i pasur Capitol, organizon si për dënim ndaj 12 qyteteve më të varfëra të cilët ju rebeluan në të kaluarën, një kompeticion mes qyteteve me nga 2 pjesmarrës (një djal dhe një vajzë). Përballje deri në vdekje.
Filmi ka filluar të shfaqet në Shtetet e Bashkuara, në mes të marsit, dhe po thyen rekorde arketimi, duke u rreshtuar pranë filmave si Harry Potter and The Deathly Hallows Part.2 apo The Dark Knight .

%d bloggers like this: