Çmimi i biletave në shifra stratosferike…

Nga Oldi Mele

*Një ndeshje e cila do të përcillet nga miliona ndoshta edhe miliarda spektatorë nga e gjithë bota *

Bajern i Mynih-ut dhe Reali i Madrid-it janë dy ekipet që do të përballen njëra me tjetrën në gjysëm finalet e Ligës së Kampioneve për një vend në finalen e madhe që do të zhvillohet në “Allianz Arena”. E quajtur si ”El Clasico” e Ligës së Kampionëve pritet të përcillet nga miliona ndoshta edhe miliarda spektatorë nga e gjithë bota.
Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes gjysëm finale ndërmjet Bayern Munchen-it dhe Real Madrid-it në të 2 stadiumet e gjigandëve evropian. Ajo që bie në sy është çmimi i jashtëzakonshëm i biletave për këtë përballje.
Raportohet që interesimi për të parë këtë ndeshje është tepër i madh duke e ditur historinë dhe cilësinë që kanë të 2 skuadrat. Në Allianz Arena bileta më e lirë do të jetë 42 euro ndërsa më e shtrenjta 320 euro. Shumë më shtrenjët do të jetë në Bernabeu, në ndeshjen kthyese ku bileta më e lirë do të jetë 72 euro ndërsa më e shtrenjta 525 euro.

%d bloggers like this: