Vrasësi “profesionist” dhe trajnimet mbi sigurinë!!!!


Nga Marin Selfollari    

Arrestimi  i  Viktor  Gushit  ka  krijuar  jehonë  të  madhe  mediatike.  Në  debatet  televizive  ky  rast  po  trajtohet  si  i  rrallë.  Viktor  Gushi  ka  pranuar   vrasjen  e  Leonora   Kaloçit,  arkëtares  së  NBG  bank  dhe  Rrapo  Sinanaj  argjendar.  Ai  u  arrestua  në  në  në  një  pikë  bastesh  ndërsa  rrëfimin  e  bëri  në  shtëpinë  e  tij  ku  u  gjet  dhe  një  nga   pistoletat  që   kishte përdorur  për  grabitjet.

Ata  që  e  njihnin,  ose  e   kishin  parë,  thoshin  se  ishte  nje  tip  i qetë  dhe  jo i dyshimtë.  Mediat  nuk  nguruan  ta  etiketonin  si  vrasës  serial madje  i ndërtuan  dhe  disa  profile  psikologjike  duke  marrë  opinione  nga  pedagogë “profesionistë”   me  pak  eksperiencë  në  mësimdhënie në përgjithësi dhe  aspak  në  ndërtimin e   profilit  psikologjik  të  një  vrasësi  serial (në veçanti)!. Gjithsesi,  me  “vendosmëri”  dhe  “përkushtim”  Shqipëria  ka  tashmë  një  Ted  Bundy   sigurisht  në  versionin   tonë  “unik”.

Në  rrëfimin  e  tij,   marrë  në  mënyrë  jo  profesionale  nga  policia,  ai   thotë  se    Leonorën  e  vrau  sepse  e  kishte  sharë   maskara   ndërsa  Rrapon  sepse  ai  kishte  lëvizur  kur  ishte  urdhëruar  te  mos  e  bënte.  Kjo  fjali  sigurisht  që  nuk  hyn  tek  fjalitë  kyçe  të  artikujve  shkruar  rreth  kesaj  çështjeje  dhe  detyrimisht  nuk  ka  ngjallur  shumë  kuriozitet.

Proçedura  që  duhet  ndjekur  në  rastet  e  grabitjeve  nga  punonjesit  e   bankave,  është  thelbësore  për  jetën  e  tyre.  Në  rastin  e  Leonorës kjo  proçedurë  nuk  u zbatua. Malva Dako,  një  nga të  plagosurat  nga  Gushi   thotë  se  i  kishte  bërë  rezistencë  sepse  nuk  i  ishte  dukur  i  rrezikshëm.  B.  B.  punonjëse  në  bankën  Credins,  e  habitur  nga  pyetja  :  “ … a  bëjnë  punonjësit  e  bankës  tuaj  trajnime për  sigurinë”,  përgjigjet  se  proçedurën  për  grabitjet  e  kanë  lexuar  vetëm  një  herë.

Punonjësit  e  sigurisë  së  bankave  duhet  të  trajnojnë duhet të  trajnojnë  të  gjithë  arkëtarët  vazhdimisht  si  të  veprojnë  në  raste  grabitjesh.  B Toza  një  i  ri  që  ka  aplikuar  për  tu  bërë  pjesë  e  kompanive  private  të  sigurimit  thotë  se  nuk  i  është  kërkuar  të  japë  asnjë  provë  në  lidhje  me  aftësitë  e  tij  fizike  dhe  psikologjike  për  këtë  punë  përveç   diplomës  së  shkollës  së  mesme. Pyetja  besoj  se  nënkuptohet.

%d bloggers like this: