I papërballueshëm numri i pacientëve në qendrën e shëndetit mendor numër 2!!!

Nga Katerina Tanellari

“Rezultat i keqmenaxhimit të strukturës nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë”

Qendra komunitare e shëndetit mendor numër dy në Tirane po përballet me mbingarkesë të numrit të pacientëve si rezultat i shtimit të numrit të banorëve në varësi të qendrës. Dokumenti politik që rregullon punën në këto qendra parashikon që numri i popullatës në varësi të tyre duhet të variojë nga pesëdhjetë mijë deri në njëqind e pesëdhjetë mijë banorë maksimumi. Aktualisht këto shifra janë tejkaluar duke arritur në treqind mijë banorë. Ndërkohe numri i pacientëve në qendër është rreth tre mijë të cilëve iu përgjigjen vetëm tre mjekë psikiatër, tre punonjës socialë , tre psikologë dhe shtatë infermiere. E pyetur rreth kësaj situate , punonjësja sociale e kësaj qendre M. X është shprehur se , ndjekja ne vijimësi e të gjithë pacientëve që marrin shërbim në qendër paraqet vështirësi në punën që ata kryejnë, kjo sepse krahas shërbimit në qendër , kryhen vizita edhe në shtëpi tek pacientët më problematikë. Ky disproporcion shifrash vjen si rezultat i keqmenaxhimit të strukturës nga ana e ministrisë së shendetësisë. Ndërkohë ministria është drejtpërdrejt përgjegjëse për organizimin dhe përcaktimin e numrit të punonjësve dhe mbi të gjitha është burimi i vetëm i financimit për institucione të këtij lloji.
Qendra numër 2 u krijua në kuadër të përmbushjes së reformës që po zbatohet në vendin tonë në fushën e shëndetit mendor dhe deinstitucionalizimit. Kjo qendër mbulon minibashkitë gjashtë , shtatë dhe tetë. Aktualisht në Tiranë veprojnë 3 qendra komunitare të shendetit mendor të cilat kanë si qëllim parandalimin, kurimin dhe rehabilitimin e të sëmurëve mendorë.

%d bloggers like this: