Dortmundi me një dorë tek titulli kampion, i jep “shuplakën” e fundit Bajernit!

Borussia Dortmund vs. Bayern Munchen

Nga Oldi Mele

I ashtuquajturi “Derby” i Gjermanisë për këtë sezon fitohet nga Borusia Dortmund! Kampionët në fuqi i kanë dhënë shuplakën e katërt radhazi Bajern-it të Mynihut.Në stadiumin “Sinjal-Iduna-Park” vendasit kanë bërë ligjin, duke i dhënë përgjigjen e duhur rekordmenëve gjermanë. Sulmuesi polak Lewandovski, u ka dhënë fitoren më të çmuar të fazës së dytë duke gjunjëzuar portierin Manuel Nojer në minutën e 77-të, falë një asisti të dhënë nga mesfushori Kevin Groskrojc. Ndërsa gardiani i Dortmundit, Roman Vajdenfeler, ka qënë heroi i takimit teksa pas shumë pritjeve heroike bënte dhe mrekullinë finale në minutën e 85-të, duke i pritur penalltinë holandezit Arjen Roben. Pas dy traversave dhe dy shtyllave, nga një në secilën portë, kampionët në fuqi dalin fitues nga kjo supersfidë, duke lënë pas Bajernin me 6 pikë prapa. Kanë mbetur edhe 4 javë, por statistikat flasin qartë duke ia garantuar titullin Dortmundit. Nuk ka ndodhur asnjeherë në fakt në historinë e Bundesligës që kryesuesit me këtë diferencë pikësh të mos shpallen kampionë.  Dortmundi ka barazuar rekordin e Werder-it duke thyer bavarezët katër herë rradhazi në të njëjtin sezon. Për më tepër verdhezinjtë e Klop-it vazhdojnë të qëndrojnë pa humbje pas 24 ndeshjeve.

Pjesa e pare– Stadiumi “Ninjal-Iduna-Park” u vesh verdhezi nga prania e 76 mijë tifozëve , ndërkohë që sfida shihej në 200 shtete.Ashtu siç pritej vendasit shfaqeshin favoritë për këtë sfidë dhe që në minutat e para ata dominuan ndeshjen, duke rrezikuar shume herë portën e bavarezëve. Rekordmenet gjermanë nuk arritën të dilnin në lojën e tyre, madje dyshja Riberi dhe Roben ishin pothuajse jashtë loje. Kërcënimi i parë për miqtë erdhi në minutën e 30’ kur Toni Kros u shkëput dhe nga 16 metra gjuajti drejt portës por gjuajtja e tij përfundoi jashtë, duke mbyllur kështu një pjese të parë zhgënjyese për Bajern-in.

Pjesa e dytë – Asnjë zëvendësim! Të dyja skuadrat nisin me të njëjtin formacion, po ashtu si në pjesën e parë, vendasit u treguan më të rrezikshëm para portës. Ekipi bavarez vazhdoi të tregohej i fjetur në fushën e lojës. Në minutën e 61-të,tranjeri i miqve Hejnkes, aktivizon Shvanjshtajgerin në vend të Mylerit. Por përsëri “ tigri ” bashkë me shokët e tij e patën shumë të vështirë të kalonin në repartin e mbrojtjes së vendasve. Më pas Hejnkes heq Gomezin dhe aktivizon Oliçin, por pa sukses. Ashtu sipas statistikave koha e tmerrit për bavarezët do të jetë çerekorëshi i fundit, ku Dortmundi shënon më shpesh. Në minutën e 77-të pas një goditje nga këndi topi depërton në zonën e rreptësisë dhe në një distancë prej 16 metrash Groskrojc drejt portës. Dukej sikur topi do të përfundomte në duart e Neuer por sulmuesi Levandowski devijon me stil dhe shënon kështu golin e avantazhit. Në minutat e fundit lojtarët e Bajernit zgjohen duke u hedhur të gjithë në sulm dhe fitojnë penallti me anën e Robenit i cili gjuan vetë penalltinë duke ja dhuruar topin në duart e portierit të Dortmundit. Minutat shkojnë drejt fundi dhe në aksionin e fundit të rezikshëm ishin bavarezet te cilët gjuajnë  tranversën dhe topi shkoi përseri tek Roben por holandezi gaboi fatalisht duke e nxierrë jashtë dhe duke i dhënë fund takimit.

%d bloggers like this: