Inter-Barcelona 2010 e trukuar???!

Hetohet gjyqtari i ndeshjes Inter-Barcelona e vitit 2010.

       Nga E-news

Gjyqtari portugez, José Manuel Silva, që ishte një ndër asistentët e Olegario Bequeranças në gjysmëfinalen e vitit 2010 të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit e Barcelonës (të përfunduar 3-1 në Giuseppe Meazza), po hetohet për trukim ndeshjesh. Portugezi, është nën hetim për mitmarrje të mundshme. Në sajë të një burimi për sport.es asistenti thuhet se ka marrë një shumë prej 2000 eurosh nga Sportingu i Lisbonës me një transfertë bankare një ditë para ndeshjes së Kupës ndërmjet Sportingut dhe Maritimos, për të ndërhyrë në gjykimin e ndeshjes.
Ndërkohë sipas indeksonline, Silvës i është shtuar një akuzë e dytë, e cila vjen nga Klubi i Barcelonës. Në Gjykatën e arbitrazhit është dorëzuar një dosje e cila e akuzon gjyqtarin portugez për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Inter-Barcelona. Manuel Silva është i njohur për “gabimet” e tij në ndeshjen e zhvilluar në Milano, kur ndër të tjera “lejoi” golin e Diego Militos që ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Më vonë ky gol do të ishte fatal për Barcelonën, që edhe pse shënoi 2 gola në Camp Nou, ku vetëm 1 ishte i vlefshëm, nuk e arriti finalen. Ndër të tjera në shumë raste të dyshimta Silva nuk e ndihmoi gjyqtarin kryesor Bequerança, ku vlen të përmendet penalltia e mohuar Dani Alvesit që në zonën e rreptësisë pësoi një ndërhyrje nga mbrapa, nga Sneijder.

%d bloggers like this: