Japonia $60 Miliardë për FMN!

Nga Online news

Japonia po shqyrton mundësinë e dhënies së një borxhi prej 60 miliardë dollarësh për FMN-në. Sipas agjensisë japoneze të lajmeve Kyodo News nëse miratohet, borxhi në fjalë do të shërbejë për t’i bërë ballë  rrezikut që i kanoset ekonomive europiane nga ESDC/European Sovereign Debt Crisis (kriza aktuale që e ka bërë të pamundur për disa vende të eurozonës që të rifinancojnë borxhin e tyre publik pa ndërhyrjen e palëve të treta! lexo për ESDC)

Tokyo zyrtare është në bisedime me anëtarë të tjerë strategjikë të FMN si Kina apo Vendet e BE për të finalizuar kontributet e tyre të mundshme në një kredi shumëpalëshe, në prag të takimit të ministrave të financës së G-20 këtë javë në Washington.

%d bloggers like this: