Ndalohen të dyshuarit për vjedhjen e argjendarisë

Nga Anisa Çela

 

Pardje rreth orës 11.00, në sheshin “Avni Rustemi” është vjedhur nën kërcënimin e armës një argjëndaria në pronësi të shtetasit Pavllo  Shkavra.

Autorët e dyshuar, pasi kanë mundur të grabisin argjendarinë janë konfliktuar me pronarin e argjendarisë i cili aktualisht ende po merr mjekim në spital dhe më pas kanë mundur të largohen.

Menjëherë, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, mbërritën në vend ngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilit kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë duke u larguar në këmbë në drejtime të ndryshme.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të hetimit dhe të parandalimit të krimit të në drejtori, Sektori i Forcës së Posacme, Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë me Armë, arritën në identifikimin e  mënjehershëm të tyre si dhe arrestimin në flagrance, të cilët u kapën të fshehur në vende të ndryshme në Tiranë :

Ato janë shtetasit :

  • Dorian Mema, 18 vjeç, banues në Tiranë,
  • Rigels Leka, 18 vjeç,  banues në Shkozë,
  • Erjon  Kola, 20 vjeç, banues në Shkozë,

Në momentin e kapjes në flagrancë së këtyre shtetasve u gjendën  dy armë të tipit pistoletë, armë të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për të realizuar grabitjen, një sasi e konsiderueshme e floririt të vjedhur, maska, thika, doreza etj.

Aktualisht nga këto struktura po punojnë intesivisht për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë dhe me armë të kryera nga këto shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të metëjshme ndaj tyre.

%d bloggers like this: