10 mënyra për t’u larguar nga puna me energji

Cfarë bëni me mbrëmjet tuaja?
Takoni miq, shpenzoni kohë me fëmijët tuaj?
Shkoni në palestër apo shkoni në kinema?
Nëse përgjigjja nuk është asnjë nga këto vetëm
sepse ju jeni shumë të lodhur, ju duhet të injektoni
energji në ditën tuaj të punës.
Ja si mund ta bësh, thotë Helen Foster.

1. KUJTONI CFARË DASHURONI NGA PUNA JUAJ 
Ju nuk do të ndiheni rehat kurrë i përmbushur dhe energjik në fund të ditë nëse urreni atë që ka ndodhur në tetë orarëshin e mëparshëm. Sipas studimeve të Universitetit të Kanadasë “Alberta”, në mënyrë që të ndiheni i gëzuar dhe më pak i shteruar në punë, ju duhet thjesht të gjeni qëllimin në atë që bëni – qoftë në është e dobishme për jetën tuaj apo të të tjerëve. Cdo ditë mendoni se kë do të ndihmoni me punën tuaj (nuk ka rëndësi sa i parëndësishëm), më pas fokusohuni në ato që ju lejojnë t’i arrini dhe në fund theksoni çdo gjë të mirë që ndeshet. Sa më shumë të bëni këto tre hapa aq më shumë të lumtur dhe energjik do të ndiheni.

2. HAPNI NJË DRITARE
Ka dy arsye për këtë: qetëson gjërat (kërkimet japoneze kanë treguar se ne lodhemi shumë në temperaturën 28 gradë ose më shuë tepër), por gjithashtu redukton dioksid karbonin e krijuar, diçka që ekspertët e lidhin me lodhjen e mbazdites. “Dioksid karboni priret të formohet gradualisht gjatë ditës nëse ventilimi është i varfër”, thotë Richard Barry, specialist i cilësisë së ajrit të brendshëm, AirisQ. Nëse jëni në një zyrë të mbyllur, shtoni lulet. Absobojnë dyoksidin e karbonit dhe ndotje të tjera të ajrit që mund të çojnë në lodhje. ‘Kjo i bën njerëzit të ndihen më pozitiv dhe energjik”, thotë Barry.

3. QËNDRONI I ULUR DREJT
Nëse qëndroni të përkulur gjithë ditën, si të humbisni të gjithë sasinë e oksigjenit energjizues që fusni brenda, i induktoni muskujve lodhje. ‘qëndrimi i përkulur, faktikisht ju bën të ndiheni më pak pozitiv, gjë që shpesh forcon ndjenjën e lodhjes’, thotë fizioterapisti Sammy Margo. Ajo këshillon qëndrimin drejt në karrigen tuaj sikur dikush po iu tërheq lehtë.

4. Bëni një rivizitim të punës në orën 17:00
Sipas doktor Marry Bahuman Detyrat e pa mbaruara janë hajdutët e energjisë. Nëse lini punën të varur mbi ju në shtepi do të jeni të shteruar gjithashtu (po nëse në fund të ditës fokusoheni tek ato që keni përfunduar dhe si do të përfundoni detyrat e së nesërmes, do të ikni nga puna i kënaqur i përkryer dhe energjik.

5. ZBUKURONI EKRANIN
Nëse sytë tuaj të lodhur në fund të ditës ju do të jeni gjithashtu të lodhur. Një monitor i ndërtuar keq mund të jetë fajtor. Bëni fjalët më të lehta për tu lexuar duke zgjedhur përmasën 12 të shkrimit ose më tepër. Më pas lëvizni monitorin që të mund të jetë nga 33 deri në 60 cm larg syve tuaj. Në fund jepini ekranit tuaj një pastrim.

6. MERRNI NJË DRITË BLU
Kërkimet në Universitetin e Surreit kanë zbuluar se njerzit që shkëmbejnë dritën normale të bardhë të llampës me dritën blu të ngjyrosur e cila është më afër me tipin e dritës që rrezaon dielli janë ndjer më pak përgjumësh gjatë ditës. Drita blu stimulon një pjesë të trurit e quajtur receptori melanopsin, i cili redukton aktivitetin ne disa pjesë të trurit që kanë të bëjnë me vigjilencën – thotë doktor Derk – Jan Dijk i cili punon me eksperimente.

7 PINI CAJ QETËSUES
Gjëndra jonë veshkore prodhon hormone motivimi që na japin super xhiro çdo ditë ndizen çdo ditë në mëngjes dhe ngadalësohen teksa afron koha e shtratit. Por nëse janë të mbingarkuara ky ngadalsim përshpejtohet nga mbazditja duke përshkallzuar lodhjen pas drekës dhe apatinë e darkës. Që të testoni nëse kjo ka efekt mbi ju, qëndroni në një dhomë të errët dhe kërkojini një miku të ndezi një llampë të anën e syve tuaj dhe të shohë beben e syrit. ‘Nëse pulzojnë në vend që të tkurren kjo është një shëjnë e problemit të gjëndres veshkore – thotë mjeku i dietës Alli Godbolt. Reduktimi i stresit është çelësi i rritjes të energjisë por njëkohësisht aj këshillon të shtohet çaj qetësues në rregjimin e zyrës tuaj sepse kjo ndihmon gjendrat veshkore.

8. PINI UJË PAS CDO TELEFONATE
Nëse shpenzoni kohë të gjatë në telefon dehidratimi mund të jetë shkaktarë i humbjes së energjisë, thotë kompania e TMI e SHBA-së për menaxhimin e stresit. E cila ka identifikuar lodhjen prej telefonatave si një çështje kryesore për punonjësit e qënrdrave telefonike. Teksa ne flasim humbasim lagështirën e gojës sonë. Sa më shumë dehidratohemi aq më shumë gjaku jonë fillon të trashet, duke reduktuar sasinë e energjisë që jep oksigjeni në sistemin tonë. Sigurohuni të pini një gllëjnkë ujë pas çdo telefonate.

9. MASNI BELIN TUAJ
Në një eksperiment nga instituti i Zotërimit të Medikamenteve në Universitetin komëtar ëtë Tajvanit, gratë që kanë përmasat e belit më shumë se 31.5 ishin më shumë të prirura që të ishin të lodhura pas pune se sa gratë më të dobëta. Doktoreshë Merlin Glenville thotë se që të dyja shkatohen nga e njëjta gjë ‘’çlirimi i shumtë i hormoneve të stresit’’, veçanërisht kortizoli i cili shkakton heqjen e shëndetin të barkut dhe andrenalinën. Kontrolli i stresit rrit energjinë.

10 HANI DREKËN E DUHUR
Nëse energjitë tuaja fillojnë të perëndojnë rreth orës tre të drekës duke sjellë edhe dëshirën për sheqer dietologu Nigel Denby këshillon se dreka juaj mund të jetë fajtore. P.sh një sanduiç ose panine mund të shkaktojë lëkundje të energjisë dhe do t’ju lërë të lodhur disa orë më vonë. Zgjidhni ushqime me karbohidrate të ulëta siç janë drithërat ose buka e zezë dhe shumë fruta e perime. Njerzit që hanë ushqim të balancuar kanë 10 herë më tepër energji se sa ata që hanë çdo lloj ushqimi.

%d bloggers like this: