18 Prilli, “Dita ndërkombëtare e monumenteve”

Nga Anisa Çela

Data 18 prill shënon në kalendarin vjetor të aktiviteteve ndërkombëtare “Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve”. Kjo datë është kthyer në ditën e shënuar të monumenteve qysh prej 18 prill 1982 dhe është shndërruar në një traditë të përvitshme organizimi i aktiviteteve. Konferenca e përgjithshme e UNESCO—s, në sensionin e saj te 22-të, në nëtor 1983 e deklaroi këtë datë si “Dita ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve  Historike”. Kjo ditë përvecse kthehet në një ditë aktivitetesh të ndryshme kulturore për njohjen e monumenteve dhe vendbanimeve kulturore,luan një rol të rëndësishëm edhe në fokusimin e vëmendjes në problematikën e monumenteve,tërheqja e vëmendjes për llojet e rrezikuara të trashëgimisë kulturore. Edhe në Shqipëri  në këtë kuadër organizohet hyrja falas në monumentet dhe zhvillohen aktivitetete të ndyshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që i kanosen monumenteve të kulturës, më së shumti me nxënësit dhe të rinjtë,të cilët jo vetëm do ti trashëgojnë këto vlera të trashëgimisë kulturore, por duhet edhe ti mbrojnë dhe cojnë më parë elementet e saj. Janë mbi 2000 monumete kulturore te hapura për t’u vizituar nga ana e qytetarëve për këtë ditë.

 

%d bloggers like this: