Londër 2012 “Pesha” mbi supet e kuqezinjve

Edhe një herë, sporti i peshëngritjes ka bërë që Shqipëria dhe flamuri kuqezi të valëvitet krenar në arenën ndërkombëtare. Por këtë herë, në Europianin e Peshëngritjes erdhën edhe medaljet e arta të kampionit të Europës nga Erkand Qerimaj apo të nënkampiones nga Romela Begaj, çka bënë që emocionet, kënaqësia dhe krenaria e gjithë shqiptarëve të ishin më të mëdha se kurrë më parë. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumci falenderoi Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj për dhuratën e mrekullueshme që na dhuruan për 100 vjetorin e pavarësis së vendit ky ekip. Bumci theksoi se ky është një brez me të cilët ne mund të krenohemi,me cilësi dhe ponteciale që kemi pasur ndonjëhere në fushën e peshëngritjes. “Ne si Ministri kemi dhënë mbështetjen maksimale,me ane te fondeve”. Bumci i beri thirrje të gjithë sipërmarrësve privatë që të japin mbështetjen e tyre për këtë breze kaq potenciale. Ministria ka marrë në dore një projekt i cili ndihmoj me shtimin e fondeve dhe grumbullimin e Ministrisë se Sportit Shqiptar në Angli, për një përgatitje sa më cilësore dhe pa gabime ne Lojrat Olimpike “Londer 2012” ku do të zhvillohen.

.

Pas përfundimit të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, janë përcaktuar 6 kuotat e fundit të lëna bosh për Europën. Shqipëria, me 91 pikë të grumbulluara në këtë turne, është renditur e 5-ta dhe ka siguruar një nga 6 biletat e vëna në dispozicion. Sipas renditjes së publikuar dje nga Federata Botërore e Peshëngritjes, Azerbajxhani u rendit i pari me 106 pikë, Rumania e dyta me 98, Spanja e treta me 95, Bullgaria e katërta me 94, Shqipëria e pesta me 91 dhe e gjashta është Franca me 82 pikë (Sllovakia e 7-ta me 80 pikë). Kështu, në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, Shqipëria ka konfirmuar deri më tani pjesëmarrjen me 5 shtangistë (kishte siguruar që më parë 4 vende me meshkujt).  Kampioni i Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, është pritur si hero në qytetin e tij të Shkodrës. Bashkia e këtij qyteti kishte marrë të gjitha masat për pritej në mënyrën e duhur të këtij kampioni. Mbërritja në qytetin e Shkodrës ka qenë rreth orës 11.00, që me gjithë shiun që binte pa pushim, ishin të shumtë, ata që prisnin vargun e gjatë të makinave, ku printe ajo e kampionit Erkand Qerimaj. Të gjitha makinat ishin të mbuluara me flamujt kombëtar. Kishin dalë për ta pritur edhe prefektja Voltana Ademi, kryetari i Këshillit të Qarkut, Maxhid Cungu, kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka .

Ne momentin qe Romela ngre me mjaft kujdes dhe saktësi në provën e parë të stilit të shtytjes 113 kg, të tre arbitrat e podit japin vlerësimin pozitiv, që paraqitet në tabelën elektronike të garës, secili me dritë të bardhë. Kushdo që e ka parë këtë ngritje, nuk mund të harrojë përqendrimin e Romelës kur shtangën e kishte të mbështetur mbi supe dhe bëhej gati për ta shtyrë lart. Në ndryshim nga shumë peshëngritës, ajo mendohet “gjatë” para se ta shtyjë shtangën lart. Kjo padyshim që e bën të humbasë energji më shumë, krahasuar me rastin kur mund ta shtynte shtangën lart menjëherë. Por humbjen e energjisë ajo e kompenson me fitimin e kohës për të menduar më shumë për të kryer perfekt lëvizjen pasardhëse. Konkluzioni: Romela Begaj është një peshëngritëse e nivelit shumë të lartë botëror, sepse arrin t’i japë kohë vetes për të menduar optimalisht për shtytjen lart. Janë të pakët peshëngritësit që realizojnë me sukses shtytje të shtangës në këtë mënyrë, ndër ta edhe kampioni i Europës, Erkand Qerimaj. Me siguri ky vlerësim negativ nuk i është bërë me dije as Romelës dhe as trajnerit të saj, mbasi sikurse u pa, ajo vazhdoi garën normalisht, duke e konsideruar pozitive ngritjen e 116 kilogramëve, sepse ajo tentoi të ngrinte 118 kg, kur kundërshtarja e saj kishte ngritur 117 kg, ndërkohë që po ta dinte që prova në peshën 116 kg ishte vlerësuar e dështuar, ajo taktikisht dhe logjikisht duhet të provonte edhe një herë 116 kg, që i jepnin asaj vendin e parë. Pra, nuk pati asnjë lëvizje, që ta shkëpuste shtangën nga supet, që kushdo do e kishte vënë re, aq më shumë dhe të tre arbitrat që ishin më afër se kushdo me të. Pra, si përfundim, mund të them me plot gojën, që teknikisht Romela ishte e saktë.

%d bloggers like this: