Ish komandanti i UÇK: Vrasjet në Smilkovc të Maqedonisë janë bërë nga shërbimet sekrete

Nga Olsi Çala

Ish komandanti  Hoxha i UÇK-së, Xhezir Shaqiri  ka deklaruar se për vrasjen e  pesë maqedonasve në Smilkovic të Shkupit përjashtohet në mënyrë kategorike që të jenë të përfshirë shqiptarët. Gjatë fjalës së tij Shaqiri tha se, “ kjo vrasje e shënuar përbën një krim të madh pa marrë parasysh se cilës përkatësi etnike i takojnë ata. Në asnjë situatë shqiptarët nuk vrasin dhe nuk kanë vrarë civilë, kjo është vërtetuar që nuk ka ndodhur  edhe gjatë konflikteve të fundit, referuar atij të  viteve 2011”, theksoi ish komandanti i UÇK-së. Ky akt mizor i vrasjeve është vepër e shërbimeve sekrete, që sipas Shaqirit nuk dëshirojnë paqe dhe të mirën në Maqedoni  dhe shkuarjes midis dy vendeve. Në përfundim të fjalës së tij Shaqiri apeloj dhe tha, ” duke analizuar ngjarjen dhe krimin, rasti në fjalë ngjason me “vreshtat e Rashtakut”. Apeloj që rasti të zbardhet sa më parë, kjo gjithmonë nën monitorimin e ndërkombëtarve, pasi strukturat e errta në shtet do të mundohen që këtë rastë t’ua veshin shqiptarëve, pasi autorsia e vërtet e krimit makabër ende nuk dihet”, përfundoi ish komandanti . Aktualishtë ish kreu i UÇK-së ka përfituar statusin e azilit në një nga vendet e BE-së, pasi është larguar nga Tanuash, zonë malore e thellë që lidhet me Kosovën.

%d bloggers like this: