Marrëveshje OSBE-Shqipëri për shkatërrimin e mbetjeve kimike

Nga Online News

Marreveshje OSBE Shqiperi per mbeturinat kimike

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka nënshkruar një marrëveshje me vendin tonë për të ndihmuar në shkatërrimin e kontrolluar të mbetjeve kimike të periudhës komuniste. Mbetje të tilla në vendin tonë janë shpeshherë të magazinuara në kushte krejtësisht të papërshtatshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, OSBE do të ndihmojë Ministrinë e Mbrojtjes në eliminimin e rreth 80 tonë mbetjesh kimike të depozituara në magazinat e ushtrisë shqiptare.
Projekti në fjalë është i financuar në pjesën më të madhe nga Republika Çeke dhe Turqia por sipas Ministrisë së Mbrojtjes, OSBE është duke kërkuar aktivisht për partnerë të tjerë. Një nismë e tillë është pjesë e vazhdës së përpjekjeve të OSBE për të ndihmuar Shqipërinë në eliminimin e armatimeve dhe mbetjeve kimike që nga shpërthimi i Gërdecit që në 2008 vrau 26 njerëz dhe plagosi 302 të tjerë. Brenda vitit të ardhshëm Shqipëria është e impenjuar të shkatërrojë më shumë se 40.000 tonë mbetje e armatime të vjetëruara.

%d bloggers like this: