Pas “Përplasjes së Titanëve” presim “Zemëratën e Titanëve”

Nga Oldi Mele  

Në 2007 asistuam në “Përplasjen e Titanëve (Clash of the Titans), tani na pret “Zemërata e Titanëve (Wrath of the Titans)”

Bayern Munchen – Real Madrid

Bajern i Mynih-ut dhe Reali i Madrid-it janë dy ekipet që do të përballen njëra me tjetrën në gjysëm finalet e Ligës së Kampioneve për një vend në finalen e madhe që do të zhvillohet në “Allianz Arena”.  E quajtur si ”El Clasico” e Ligës së Kampionëve pritet të përcillet nga miliona ndoshta edhe miliarda spektatorë nga e gjithë bota. Në këtë përballje titanësh do të zbresin në fushë lojtarë të kalibrit botëror sic janë Ronaldo, Robben, Benzema, Ribery, Ozil, Muller, Casillas, Neuer dhe lojtarë të tjerë të cilët mbajnë veshur fanelën e “rëndë” të ekipit që përfaqësojnë. Atë që e bën të veçantë këtë sfidë është historia e lavdishme dhe eksperienca e madhe që kanë te dyja ekipet në Champions. Madrilenët nëse do të kualifikohen për në finale do të jetë dicka e veçantë pasi ata nuk shkojnë në finale që nga sezoni 2000-2001 gjatë të cilit fituan edhe trofeun e 9-të duke mundur Leverkusenin 2-1. Ndërsa për bavarezët finalja do jetë shumë e rëndesishme pasi do luhet në stadiumin e tyre dhe do të jenë petendentë për të fituar këtë Champions përballë tifozerisë së zjarrtë. Gjithcka pritet të jetë spektakolare në këtë ndeshje pasi të dyja skuadrat luajnë një futboll të bukur sulmues dhe po kalojne momente të mira në kampionatet respektive. Ndeshja do te luhet në 17 Prill në Mynih ndërsa takimi i kthimit do të luhet në 25 Prill.

Bayern vs. Real : Historia favorizon gjermanët !

Bayern Munchen dhe Real Madrid janë përballur shpesh me njër-tjetrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe më saktë kjo është hera e pestë. Në të shkuarën, gjermanët kanë arritur të kenë një bilanc tejet pozitiv, pasi në katër sfidat në këtë raund të Champions League, ata janë kualifikuar në tri raste, saktësisht në vitin 1976, 1987 dhe 2001, ndërsa madrilenët janë kualifikuar vetëm në vitin 2000.

Në tetë ndeshje të luajtura mes dy gjigantëve të futbollit, në raundin e gjysmëfinaleve bavarezët kanë fituar pesë herë, barazuar një dhe humbur dy të tjera. Ndërkohë, gjermanët kanë shkuar tetë herë në finale, në 13 paraqitje në gjysëmfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, duke e fituar trofeun katër herë.

Barcelona – Chelsea

Barcelona pas eleminimit të Milanit në fazën çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1 shikohet si favorite kryesor për në finalen e Mynih-ut edhe pse Londinezët janë shprehur për hakmarrje ndaj blaugransve.Mesin dhe Barcelonën nuk e ndalën as Milani i cili është në një formë më të mirë se Chelsea. Londinezët nuk jane ai ekipi i fortë që ishte para 3-4 vitesh por që ka probleme në mbrojtje dhe mund ti shënosh shumë gola. Ndeshja e parë do të luhet në “Kamp Nou” në datën 18 Prill ndërsa takimi i këthimit do të luhet në Londër në daten 24 Prill.

Finalja e madhe e Champions League do te luhet ne stadiumin magjik “Allianz Arena” ne daten 19 Maj.

%d bloggers like this: