The Avengers, filmi i rradhës nga Marvel

 Nga Erblin Vukaj

Kliko këtu për faqen zyrtare të filmit

  Nick Fury, drejtor i S.H.I.E.L.D, një agjencie ndërkombëtare të ruajtjes së paqes, kërkon të shpëtojë botën nga dinakëria e Lokit. Agjencia e tij është një bashkim i gjithë Super-Heronjve të Marvelit, me Iron Man-in, Hulk-un, Thor-in, Captain America-n, Hawkeye-in dhe Black Widow-in.

Për ta shpëtuar botën nga Loki dhe njerëzit e tij, Nick Fury do të ketë nevojë për të gjitha fuqitë e super-heronjve të grupit. Një film që për të gjithë fansat e filmave me super-heronj do të jetë unik, pasi në të do të marrin pjesë pothuajse të gjithë super-heronjtë më të dashur për publikun (të krijuar nga Marvel). Filmi është realizuar nga Joss Whedon dhe producenti i mirënjohur i Marvel Studios, Kevin Feige. Në të, kanë marrë pjesë mjaft aktorë të njohur si Robert Downey Jr.; Chris Evans, Mark Ruffalo, Chris Hemsworth, Scarlett Johansson, Jeremy Renner, Tom Hiddleston dhe Samuel L. Jackson.
The Avengers, i shtohet listës së gjatë të filmave të prodhuar nga Marvel, që vijnë prej filmave vizatimorë apo dhe revistave të tilla. Filmi i parë me këtë lloj përmbajtje, i realizuar nga Marvel (por me bashkëpunim) është filmi Blade, realizuar në vitin 1998, një film që nuk kishte shumë buxhet, por që pati arkëtime të kënaqshme. Arkëtime që i dhanë rrugë mbarimit të trilogjisë Blade dhe krijimin e trilogjive X-Man, Spider-Man, Iron Man, dhe filmave si Hulk (dhe The Incredible Hulk), Daredevil, The Punisher (dhe Punisher: War Zone), Elektra, Man-thing, Fantastic Four (dhe Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer), Ghost Rider (dhe Ghost Rider: Spirit of Venegance), Thor dhe Capitan America:The First Avenger. Filma nga të cilët trilogjia e Spider-Man-it (më e suksesshmja) solli një shumë prej 2.4 miliard dollarësh arkëtime.
Kështu Marvel po vazhdon të tërheqë pas vetes mjaft audiencë, pjesa më e madhe prej të cilës është një audiencë e krijuar prej kohësh që nga filmat vizatimorë. Një brez i rritur me to, i cili kërkon dhe sheh të realizuar nga Marvel dëshirën për t’i parë në filma personazhet e fëmijërisë.
The Avengers së bashku me Iron Man 3, dhe Thor 2, janë projektet e rradhës që po priten me pa durim. The Avengers pritet të dalë në këtë muaj për kinematë Amerikane, ndërsa dy projektet e tjera mund të dalin vitin tjetër.

%d bloggers like this: