6 Comments

ARA Animal Rights Albania, ‘Një organizatë shembullore‘

Nga Edlira Kalaja

Organizata për të drejtat e kafshëve ARA (Animal Rights in Albania), në mënyre vullnetare, çdo ditë shpëton jetë kafshësh, duke u dhënë atyre shtëpi, mbrojtje e dashuri.

Fillimisht nismëtaret e kësaj organizate ishin pesë të rinj, të cilët përveç dashurisë së madhe që kishin për kafshët, kishin ndërgjegjësimin dhe përkushtimin e duhur për të vepruar kundrejt padrejtësive. Shume shpejt ata nisën një fushatë sensibilizuese, e cila fillimisht përfshiu miqtë e tyre e më pas u zgjerua edhe më shumë, duke e kthyer kështu ARA – an në një organizatë publike jofitimprurëse.

ARA si organizatë

Organizata për të drejtat e kafshëve u zyrtarizua me 23 prill 2011. Fillimisht ARA e nisi punën e saj duke krijuar një faqe sociale në rrjetin Facebook për të vijuar më pas me një sërë aktivitetesh me qëllim sensibilizimin e njerëzve dhe adoptimin e kafshëve të rrugës. Reagimi i njerëzve ishte i menjëhershëm, gjithashtu edhe mbështetja e tyre.

ARA dhe qentë e Përrenjasit

Disa ditë më parë, ARA denoncoi publikisht një padrejtësi të nisur nga Bashkia e qytetit të Prrenjasit. Kryebashkiaku i Përrenjasit urdhëroi asgjësimin e qenve të rrugës.

Reagimi i ARA ishte i menjëhershëm. Ishin dhjetë persona të cilët udhëtuan për në Prrenjas për të gjetur atje plot vullnetarë të tjerë të cilët iu bashkuan.  Pas nje takimi të gjatë me kryetarin e kësaj Bashkie, ARA arriti të shtynte afatin e vënë nga z.Karriqi për vrasjen e qenve të rrugës.

‘Nuk e dimë nëse do t’ia dalim,’ shprehet Ena, anëtare e ARA që në fillimet e saj, ‘por, do të bëjmë të pamundurën, pasi nuk mund të lejojmë një makabritet të tillë.’

Në dhjetë ditë kohë të fituara, ARA duhet të grumbullojë një shifër e cila shkon mbi dy mijë e treqind euro, për të bërë të mundur që këto pesëdhjetë qen të sterilizohen, kastrohen si dhe të vaksinohen, në mënyrë që ata të mos shtohen më dhe në të njëjtën kohë të mos përbëjnë rrezik për qytetarët.

Reagimi i ARA kundër ‘zgjidhjes’ së kryebashkiakut të Përrenjasit, gjeti mbështetje jo vetëm ne opinionin publik shqiptar por edhe në atë të huaj.

Aktorja e famshme Brigitte Bardot reagoi e tmerruar duke e shprehur zemëratën e saj me një letër publike të drejtuar kryebashkiakut të Përrenjasit.

Reagime pati edhe nga organizata të huaja për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Zgjidhja

Kanë mbetur edhe katër ditë nga përfundimi i afatit për mbledhjen e parave të duhura për të zgjidhur çështjen e qenve të rrugës në Përrenjas. Deri më tani, ARA kanë arritur të mbledhin gjysmën e parave, dhe sigurisht që këto para vijnë nga qytetarë të thjeshtë tek të cilët kjo organizatë ka arritur të dëgjohet dhe të gjejë mbështetjen e nevojshme.

Sipas  Enës, ‘drejtuesi i Bashkisë së këtij qyteti zhdukjen e këtyre kafshëve e shihte si të vetmen zgjidhje’. Pasi drejtuesit e organizatës i paraqitën zgjidhjen e tyre , përgjigja që morën ishte një afat kohor prej 10 ditësh ku duhet të grumbullojnë paratë e nevojshme, një shifër e cila shkon mbi dy mijë e treqind euro.

Si organizate jo fitimprurëse të gjithë burimet e ARA vijnë nga donacione të njerëzve të zakonshëm apo nga shitja e produkteve të ndryshme me çmime simbolike.

Ekzistenca formale e ligjit për të drejtat e kafshëve dhe mos funksionimi i tij, janë një tjetër pengesë me të cilën, kjo organizatë duhet të përballet dhe të luftojë për të çuar përpara misionin e saj.

Nëpërmjet një faqeje në facebook, sot ARA është një organizatë e cila e ngriti zërin e saj brenda dhe jashtë vendit.

6 comments on “ARA Animal Rights Albania, ‘Një organizatë shembullore‘

  1. Prsh jam vajze edhe ne lagjen time kam 2 qen ,njeri esht i plagosur ne kembe qe te shtunen me qifte edhe kam sh frik per to .ju lutem do ja u dia per nder nqs me ndihmoni … Rruga 5 maj pallati i shkodraneve ,mund te me kontaktoktoni ktu ose ne nr 0693878238

  2. Jemi familjarisht te merzitur per shkak te humbjes se qenit tone te dashur nje Husky femer 7 muajshe e zeze me Pak te bardhe ne pjesen e kraharorit gushes dhe barkut.Quhet Quinnie(Kuini) jetojme ne vlore ne qender dhe kemi burime te ndryshme por asgje te sakte , madje Na kane thene se mund te here shitur ne Tirane edhe pse nuk Jemi te sigurt, kushdo qe e shikon ju lutem shume Na kontaktoni ne kete number 0695154453. Shpresoj te Na ndihmoni

  3. Kam nje qen te plagosur afer burgyt te grave ju lutem me kontaktoni ne numrin 0693229820

  4. Nje qen te stadiumi dinamo ka humbur njerin sy dhe duket qarte qe prej atij syrit ka vetem infeksion dhe pak dite me pare mendoj se e ka shtypur makina se kembet e mbrapme t tij ekan shume shume te veshtire te ecin .ju lutem ndihmojeni qeni ka 5 dite qe rri ne zonen ku jam dyert klamizo te stadiumi dinamo

  5. Prsh.jam nje djal nga berati dhe ne lagjen time ka dy jav qe shikoj nje qen qe ka te demtuar nje nga kembet e para.duket sikur ate e kan goditur me nje send te fort.qeni mezi ecen dhe kemben e demtuar nuk e leviz fare.kohet e fundit kemben e ka te gjakosur per shkak se e terheq zvarr.esht nje pamje shum e trishtueshme kur ate e shikon duke ecur.prandaj ju lutem dhe kerkoj nga ju qe ta ndihmoni kete qen.kontaktoni ne kete nr 0675228655

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: