1 Comment

Bajern gjunjëzon Realin në minutën e fundit

Nga Oldi Mele

Sfida e luajtur në mbrëmjen  e djeshme në “Allianz Arena” mes Bajern-it të Mynihut dhe Realit të Madridit u percoll nga miliona shikues nga e gjithe bota. E quajtur si finalja e parakohshme emocionet ishin të papërmbajtshme deri në vërshellimën e fundit të gjyqtarit . Reali i Madridit nuk kishte fituar kurrë në fushën e Bajernit në Champions dhe nuk e bëri as dje. Gjermanët triumfuan me rezultatin 2-1 në një ndeshje të mbushur me emocione, episode dhe nervozizëm. Mario Gomez i jep fitoren në minutat e fundit Bajernit të Mynihut në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve. Me një tifozeri të jashtezakonshme në impiantin më magjik ishin të pranishën plot 70 mijë bavarezë ndërsa madrilenë vetëm 10 mijë. Kjo përballje kishte një ndër arbitrat anglez më të mirë Howard Web ,i cili akordoi plot 9 kartona të verdhë c’ka shprehin një luftë të fortë sportive me ndërhyrje të ashpra nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë- Bavarezët e nisën sfidën të qetë duke u munduar të gjenin difektet e kundërshtarit por madrilenët 15 minutat e para ishin shumë superior duke mos i lënë mundësi gjermanëve të organizoheshin .Benzema ishte i pari që rezikoi portën e mbrojtur nga Manuel Nojer,por gardiani i portës gjermane i thotë jo goditjes  potente të francezit. Jupp Heynckes leviz nga stoli i shqëtesuar duke i thënë skuadrës së tij të jetë agresive në repartin sulmues, por  gjermanët ndeshën një prapavijë tepër solide dhe të mirëvendosur të madrilenëve, që me Pepen dhe Ramos futin në darë sulmuesin kryesor vendës, Mario Gomez. Në këtë pikë, formacioni i Mourinjos arrin të çaktivizojë rrezikun kryesor të Bajernit, sa i përket repartit të sulmit. Megjithatë, nuk ia del dot të mbulojë ndoshta lojtarin më të mirë në fushë, në këtë ndeshje, francezin Riberi, që me një goditje potente çon topin në rrietë në minutën 17’ –të. Rezultati zhbllokohet dhe bavarezët festojnë golin e avantazhit,ndërsa Reali kërkon të marë në dorë frenat e lojës. Miqtë provojnë me të gjitha mënyrat për të dalë përpara duke shfrytezuar gjithashtu një nga lojtarët më të mirë në botë C.Ronaldon ,por portugezi u bllokua nga dy lojtaret bavarezë Lahm dhe Alaba të cilet nuk e lanë asnjë moment që të rrezikojë .

Pjesa e dytë- Miqtë nga Madridi e startuan pjesen e dytë me idetë e qarta të dhëna nga Mourinho dhe në minutën e 57’ Ronaldo gjendet i lirë në krahun e majtë,gjuan por Nojer grushton topin duke ja bërë të lehtë Ozil-it të shtyjë topin në rrietë me portën e boshatisur. Bajerni nuk i humbi shpresat dhe e rriti presingun në sulm. Hejnkes nxori nga loja Shvajnshtaigerin për të futur Mylerin në minutën e 60-të, edhe pse zëvendësimi nuk u prit aspak mirë nga mesfushori. Nga ana tjetër, Murinjo nxori Ozilin për të futur Marselon, një tregues i qartë që ai ishte i kënaqur me rezultatin aktual dhe synoi ta ruajë atë. Madrilenët menduan vetëm për mbrojtjen, ndërkohë që vendësit patën më shumë hapësira për sulmuar. Mario Gomez u shndërrua në “shpërdoruesin” e madh, duke humbur të paktën dy raste të mira për shënim. Në minutën e 70- të, vetëm dy metra larg portës, ai bëri më të vështirën duke e gjuajtur topin mbi tra. Ndërkohë, dy minuta më pas, gjuajtja e tij me kokë brenda zonës përfundoi gjithashtu jashtë kuadratit. Por, bomberi gjerman nuk u dorëzua dhe arriti t’i shlyejë gabimet në minutën e 90-të. Lahm driblon bukur Koentraon në krahun e majtë, fut një krosim në zonë dhe Gomez shtyn topin në portë. 2-1 për Bajernin e Mynihut dhe i gjithë stadiumi ndizet në festë.

Bavarezët shënojnë gol në minutën e fundit të lojës duke i tregua kundërshtarit se është një ekip me tradita të vjetra gjermane duke mos u dorzuar deri në vërshellimën e fundit të gjyqëtarit. Kjo është hera e pestë nga nëntë fitoret e bavarezëve ndaj Realit, që përfundon pikërisht me këtë rezultat. Kristiano Ronaldo përjetoi një ndeshje për t’u harruar, i markuar shkëlqyeshëm nga vendësit dhe i vërshëllyer gjatë gjithë kohës nga tifozët. Gjithsesi, blerja më e shtrenjtë në histori duhet të marrë përsipër të udhëheqë Realin e tij në Madrid, pasi vetëm 90 minuta i ndajnë skuadrat nga finalja e madhe e Mynihut…

 

One comment on “Bajern gjunjëzon Realin në minutën e fundit

  1. […] Takimi i kthimit do të zhvillohet në Camp Nou të kryeqendrës katalanase, në 24 prill. Ndeshja tjetër sheh përballë kryerivalët e Real Madrid të cilët përballen me gjermanët e Bayern Munchen pas humbjes në Allianz Arena me rezultatin 2-1. […]

Comments are closed.

%d bloggers like this: