Del Piero i befasuar: Doja të qëndroja tek Juve!!!

Nga Genci Pishtari

Alex Del Piero, dhe  historia e dashurise me Juventusin, me të gjitha gjasat do të marrë fund në qershor. Në një intervistë për revistën “Vanity Fair” kapiteni i Juventusit është shprehur se ka mbetur i befasuar nga  fjalët e presidentit Anjeli. “Endërroja ta mbyllja karrierën time tek Juventusi,”- është shprehur Pinturikjo, “…një kapiten nuk duhet të harrojë kurrë detyrat e tij. Ky ka qenë sezoni më i vështirë i jetës sime sepse kam qenë përballë realitetit e të luajturit pak ose aspak,”- ka vazhduar kapiteni i Zonjës së Vjetër.
Pas gjithë polemikave të krijuara kohët e fundit mbi të ardhmen e Del Pieros, ai kërkon t’i mënjanojë problemet duke u përqëndruar tek e tashmja. “Juventusi është i përqëndruar në maksimum për të fituar kampionatin dhe kupën. Nuk kemi nevojë për polemika, të cilat nuk kanë qenë kurrë pjesë e karrierës time. Doja ta mbyllja tek Juve, sepse këto njëzet vite kanë qenë plot emocione, me momente të pakrahasueshme dhe  në disa raste të veshtira”. Fjalët e Alex Del Pieros kanë prekur mijëra tifozë, të cilët janë të pakënaqur nga qëndrimi i drejtueseve për të mos i ofruar zgjatjen e kontrates. Njeriu qe mbart mbi supe 700 ndeshje me Juventusin po tregohet vendimtar në ndeshjet e fundit, madje duke shënuar dhe mjaft gola për t’i dhënë një dorë skuadrës së tij. Këto do të jenë ndeshjet e fundit të Del Pieros me Juventusin dhe plot emocione për tifozet.

Disa nga rekordet e Del Pieros me Juventusin:

Rekordi i ndeshjeve të luajtura: 700

Rekordi i golave: 289

Rekodi i ndeshjeve të luajtura në Serinë A: 474

Rekordi i golave në Serinë A: 187

Rekordi i golave në Serinë B: 20

Rekordi i ndeshjeve të luajtura në UEFA:130

Rekordi i golave në UEFA: 54

Rekordi i sezoneve tek Juventus: 19

Rekordi i minutave të luajtura: 48.610

%d bloggers like this: