1 Comment

Në kërkim të rrënjëve tona.. Shkëlqimi i Principatës së Arbërit!

“Në kërkim të rrënjëve tona shtetformuese”

Nga Kelvin Nikolli

Shkëlqimi i Principatës së Arbërit

Shqiptarët, kur duan t’i rikthehen zanafillës së tyre, tradicionalisht mbështeten në dy pika në linjën historike. Në atë antike, ku në gadishullin Ballkanik mbizotëronin fiset e lashta Ilire, të cilët shqiptarët identifikojnë lineazhin e tyre dhe së dyti mesjeten heroike të princit dhe udhëheqësit të tyre legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Këto dy pika çdo shqiptar i njeh, por janë të paktë ata që njohin zanafillën e shtetit të parë shqiptar, Principatën e Arbërit.

Principata e Arbërit filloi ngjizjen e sajë në shekullin e XI – XII pas Krishtit, kohë kur përplasjet midis Normanëve të Italisë dhe Perandorisë Bizantine ishin në kulmin e tyre. Fiset shqiptare u gjenden kësisoj përsëri në mesin e luftwrave për shkak të pozitës së tyre gjeografike.  Arbërit u bënë një faktor i rëndësishëm dhe një mburojë për Bizantin ndaj dhe perandoria romake e lindjes u mundua ti mbante në anën e saj me anë të titujve dhe posteve në ushtri e politikë. Që nga fillimi i shekullit të XI fillojnë të përmenden emra të familjeve të mëdha të arbërit. Familje si Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, familje këto që mbajten tituj të lartë në perandorinë bizantine.

Në shekullin e XII perandori i bizantit Manueli I Komneni, u dha shumë fisnikëve arbër titullin e sebasit, një nga titujt më të lartë në perandorinë bizantine. Manueli i përdori fisnikët e Arbërisë për luftërat që zhvilloj në Itali dhe sidomos në Ballkan kundër serbëve të Rashës. Fisnikët i shfrytëzuan më shpejtësi dhe efektshmëri titujt e fituara nga perandoria dhe e përhapën pushtetin e tyre kryesisht në Shqipërinë qendrore, zonë kjo shumë e rëndësishme ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XII pushteti në tokat e Arbërit nisi të përqëndrohej. Në vitin 1166, në dokumentet e Bizantit përmendet një prior Arbanensis (Princ i Arbërit). Bashkë me disa klerikë të lartë, ky princ mori pjesë në përurimin e kishës së re të Shën Trifonit në Kotorr. Në kwtë ceremoni merrte pjesë edhe ‘Duka dhe komandanti’ për Dalmacinë, Dioklenë dhe Arbërinë, Isaku. Kjo tregonte se princi i Arbërit, Andrea, e njihte ende formalisht sovranitetin që kishte Bizanti në tokat e Arbërisë. Megjithatë në këtë kohë sovraniteti i Arbërit ishte rritur shumë, gjë që duket në lëshimet që bënte Manueli I Komneni për kryeqendrën e Arbërisë, Krujën. Manueli I ishte tolerant ndaj fesë dhe praktikimit të saj dhe për shkak të marrwdhënieve të mira që vendosi me Papatin, praktikimi i fesë katolike njohu një përhapje të madhe jo vetëm në Arbërinë veriore por edhe në atë qëndrore.

Me procesin e feudalizimit të perandorisë Bizantine dhe me dobësimin e pushtetit qendrorë dhe decentralizimin e tij, në fundin e shekullit XII u duk çartë se në trevat po krijohej një strukturë me tipare shtetërore në trevat e Arbërit dhe zanafilla e një dinastie vendase filloj të lulëzojë. Titulli Princ (principes) iu dha nga Papa Inocenti III një fisniku arbëror të quajtur Dhititër në vitin 1208, strukturë e quajtur në historiografi si “Principata e Arbërit”.

Rënia e dinastisë së Komnenëve dhe ardhja në fron e dinastisë së dobët të Engjëllorëve, trevat e Arbërit fituan tiparet e një shteti të pavarur. Themeluesi i këtij shteti të ri ishte Progoni ( 1190 – 1198), pushteti i te cilit u pasua nga të bijtë e tij, Gjini (1198 – 1206) dhe Dhimitri (1206 – 1216). Nuk ka dokument të kohës që të tregojë se cilit fis të Arbërit i përkiste kjo familje. Një mundësi e madhe  që sundimtarët e arbërit në kapërcim nga shekulli i XII në atë të XIII i përkisnin fisit të Skurrajve nga Malësia e Tiranës. Ky emër ndeshet ende në toponimet në ato zona. Kjo familje gjendet në shumë dokumenta të kohës dhe njihet si një nga familjet më të rëndësishme të kohës. Për poziten e lartë të kësaj familje është mbishkruar edhe në varrin e sebastit Mihal Skurra në kishën e Shën Marisë së Brrarit e vitit 1201, apo edhe ajo e fisnikut tjetër po nga kjo familje, Anton Skurrës me vendodhje në kishën e Shën Ndout në Lezhë.

Princërite Arbërit, përveç posteve të larta që iu dhanë nga Perandoria Bizantine, ata u lidhen edhe në krushqi me familje të larta në perandori, madje edhe vetë nga familja e perandorit. Princesha komnena ishte vetëm 11 vjeç kur ju dha në martesë princit të Arbërit aty nga viti 1202. Martesa e e Dhimitrit të Arbërit me princeshën Komnena, kishte si synim edhe normalizimin e mardhënieve me Krajlin e Serbisë Stefan Nemanjën, i cili kishte arritur të pushtonte mjaft toka në Kosovë dhe në Diokle (Gentë). Nemanja vazhdoj pushtimin e tokave deri në thellësi të Arbërit, duke marrë kështu edhe treven e Pultit (malësi kjo që shtrihej në dy anët e lumit Drin), që ishte pjesë e principatës së Arbërit. Pas lidhjes familjare me Njemanët e Serbisë, Principata e Arbërit e ruajti shtrirjen e saj në Drin dhe Shkumbin, ku përfshiheshin, Lezha, Ohri, Durrësi dhe Dibra.

Shtrirja më e madhe që njohu kjo principatë ishte nën sundimin e Dhimitrit. Dhimitri në një traktat paqeje që nënshkroj me republiken e Raguzës përmene familje të tjera arbnore si Jonimet, Plitët, Shtëpanët etj. dhe i quan këta (homines mei) njerëzit e mi. Që Dhimitri kishte prirje perendimore, kjo tregohe tqartë në ndërrimin e fesë së tij nga ortodokse në atë katolike në 1208, gje që e afroi më shumë me Papën e Romës. Edhe pse principatat perendimore patën një ndikim të fortë në kulturën e principatës arbërore, tradita e lënë nga bizantinët ishte ende e fortë. Vetë Dhimitri preferonte të përdorte tituj bizantinë si psh megas arhond ( kryezot), si edhe fisnikët e tjrë përdornin tituj si sebast ose protosebast. Kryeqendra e Principatës së Arbërit ishte Kruja, kishte dhe dalje në det në Bisht të Pallës, qendra ekonomike më e rëndësishme e principatës ndodhej në Nderfandia, në Mirditën e sotme.

Edhe pse Shteti i Arbërit nuk ishte jetë gjatë dhe territorin e kishte të kufizuar, luajti një rol të rëndësishëm në formulimin e historisë të Ballkanit. Ishte nga gjiri i kësaj principate nga ku dolën Kastriotët dhe Dukagjinasit. Ishte kjo principata që bëri të mundur formimin e një identiteti të përbashkët shqiptar.

One comment on “Në kërkim të rrënjëve tona.. Shkëlqimi i Principatës së Arbërit!

Comments are closed.

%d bloggers like this: