Leave a comment

Rendi Ri Botëror dhe ‘të Ndriturit’ (Illuminati)

Nga Iva Bërxolli

Kur flitet per “të Ndriturit” (Illuminati)  apo për një “Rend te Ri Botëror shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Për deklaratën e plotë të JFK klikoni këtu

Ne fakt televizionet dhe gazetat e medha nuk dëshirojnë të flasin rreth këtij argumenti dhe ato pak site interneti  e trajtojnë këtë temë si diçka të ekzagjeruar dhe irreale, duke ia humbur kështu besueshmërinë. Por, duke analizuar pak më thellë realitetin që na rrethon , ndoshta jo gjithshka është e shpikur. ç

Kush janë ‘të Ndriturit’? Ashtu siç e thotë vetë fjala janë mbartësit e ‘Dritës’, por drita e tyre me sa duket është Satanai. I përkasin këtij grupi ezoterik 13 familjet më të pasura dhe janë personazhe të cilët komandojnë me të vërtetë botën: ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD, RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGIENE.

Karakteristika tyre është fakti se fshihen në sy të publikut dhe janë shumë të kujdeshëm per të mbajtur lidhjen e gjakut brez pas brezi pa ndërprerje.

Fuqia e tyre qëndron tek e padukshmja dhe ekonomia duke u bazuar tek shprehja se “paraja krijon pushtet”.

Një nga bizneset më të mëdha për të bërë para është ai i drogës.

Droga është një substance ilegale në të gjithë botën dhe në disa vende trafikuesit mund të dënohen edhe me vdekje. Atëherë lind natyrshëm pyetja: “Si është e mundur që OKB-ja dhe Shtetet e ndryshme nuk arrijnë ta frenojnë prodhimin e saj?”.

Në Kolumbi prej disa vitesh agjencia amerikane anti-drogës (DEA) është e angazhuar kundër prodhimit të kokainës, por realiteti tregon se konsumi i kësaj droge në dekadat e fundit është rritur në mënyrë konstante. I njëjti fenomen rezulton edhe në Afganistan, ku prodhimi I ‘opiumit’ është dhjetëfishuar që kur ushtria amerikane ka pushtuar këte vend. Në Marok ekistojnë plantacione të mëdha me kanabis nga të cilat nxirren 3.000 tonellata (3.000.000 kg) hashash.“A nuk është e mundur që këto plantacionet të lokalizohen dhe te digjen? Apo diçka e tillë do të prekte interesat e disa individëve?”.

Ne qoftë se mendojmë për situatën aktuale të planetit tonë konstatojmë se në çdo kontinent ekzistojnë luftëra civile e fetare, dhunë, korrupsion edhe në vendet më të zhvilluara, përdorimi gjithnjë e më i madh i drogës , varfëria në rritje të vazhdueshme, kontrolli i mediave, largimi i njeriut nga besimi tek Zoti  etj. Te gjitha elemente të cilat dobësojnë qeveritë dhe manipulojnë masat, në mënyrë të tillë që të arrihet plani i një ‘Rendi të Ri Botëror’.

Në një deklaratë John Kennedy thotë : “Në të gjithë botën jemi përballë me një komplot monolit dhe të pamëshirshëm, i bazuar kryesisht mbi mjetet sekrete, për të zgjeruar sferën e tij të ndikimit, mbi depërtimin në vend të pushtimit, mbi përmbysjen në vend të zgjedhjeve, mbi kërcënimin ne vend të zgjedhjes së lirë. Eshtë një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe material në ndërtimin e një makine efikase, që ndërthur operacione ushtarake, diplomatike, inteligjence, ekonomike, shkencore dhe politike.”

Thuhet se kjo deklaratë i ka kushtuar jetën Kennedy-t.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: