Leave a comment

Zhvillimi rural dhe lufta ndaj varfërisë

Nga Ermal Brahimllari

Në zonat rurale, sot, hasim një problem shumë të madh me varfërinë që po shtohet çdo ditë e më shumë. Duke kaluar në rrugën e Kombit, të duket sikur ajo autostradë nuk është në Shqipëri, sikur “je jashtë shtetit”. Krejt tjetër gjë është sapo merr rrugën për të shkuar në qytetet pranë kësaj autostrade, ku qyteza e parë është Miloti. Rrugët me gropa, pallatet e shpërfytyruara nga lagështia, një zbrazëti që diktohet nga vogëlsia e këtij “mini” qyteti, dhe njerëzit që më shumë nuk duken, kjo është pamja që të ofrohet sapo ti ndalon në qendrën e tij. Me pak fjalë të duket vetja sikur je në ndonjë fshat, se sa në qytet.
Njerëzit këtu të shohin me habi, disa dhe me inat. Pjesa më e madhe e njerëzve në Milot (por dhe në zona të tjera rurale) nuk janë mësuar të shikojnë fytyra të reja që vijnë në qytezën e tyre. Të gjithë i sheh të mblidhen në lokalin e qendrës së qytetit, dhe aty po të pyesësh merr vesh çdo gjë. Përshtypja e parë që të vjen është se pjesa më e madhe janë të papunë, ndërkohë qëndrojnë kafeneve me turne 12-orëshe.
Dyqane ushqimore këtu ka vetëm dy, dhe që të dyja dyqanet mbajnë vetëm gjëra jetike, përgjithësisht për t’u ushqyer.
“Këtu, s’është normale të t’i blejnë artikujt pa listë”- thotë e zonja e dyqanit të parë, e cila kërkon ta ruaj identitetin e saj.
Ndërsa një i moshuar shprehet se “sot për sot, qyteti mbahet vetëm me emigracionin”. I moshuari është ndër të paktët që pranon të ndaj disa gjëra me ne për Milotin. Ai flet për vështirësitë që hasin çdo ditë banorët e kësaj zone, që nga problemet e dritave e deri tek mungesa e ilaçeve, por edhe për fëmijët të cilët ende pa u rritur, detyrohen të emigrojnë, pasi për ta nuk ka mundësi tjetër këtu.
“E frikshme është, por detyrohemi që djemtë tanë, t’i nisim për Greqi, Itali, Angli, s’kemi me çfarë t’i ushqejmë, s’kemi me çfarë të mbahemi”- përfundon ai.
Këtu duket sikur asgjë “nuk ecën”. I moshuari tregon edhe për “tregun” që ka lulëzuar pranë autostradës, ku fëmijët detyrohen të shesin buzë rrugës fruta të ndryshme, ose çaj mali. Miloti që kohë më parë ishte një qytet ku pjesa më e madhe punonin në Uzinën e superfosfatit në Laç, sot nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç emigrimit apo shitjes buzë rrugëz së Kombit. Si Miloti, ka plotë zona të tjera rurale në Shqipëri, të cilat ndajnë të njëjtin fat me të.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: