A ndikojnë të ardhurat në lumturinë tonë?

Nga Krisli Miço

A janë të ardhurat sinonim i jetës perfekte?

Ndërsa shumica e njerzëve mendojnë se të ardhurat e shumta i lumturojnë njerëzit, kërkimet e bëra nga Princeton University kanë dalë në përfundimin se kjo teori është pak e ekzagjeruar, më tepër një iluzion.

Dy profesorët e Prinstounit (Princeton), ekonomisti Alan B. Krueger dhe psikologu dhe laureat i çmimit  Nobel, Daniel Kahneman, bashkëpunuan me kolegët e tre universiteteve të tjera në një studim,i cila u botua në Monitorin e Shkencës. Gjetjet e reja u bazuan në përpjekjet e tyre për të zhvilluar metoda alternative për të vlerësuar mirëqenien e individëve dhe të shoqërisë. Masat e reja janë të bazuara në vlerësimet përvojave aktuale të njerëzve dhe jo bazuar mbi një gjykimi të jetës së tyre në tërësi.

“Është i përhapur besimi se të ardhurat e larta janë të lidhura me humorin e mirë, por më së shumti ai është iluzion” shkruajnë hulumtuesit. “Njerëzit me të ardhura mbi-mesatare janë relativisht të kënaqur me jetën e tyre, por nuk janë aspak më të lumtur se të tjerët në përvojat e përditshme, ata kanë tendencë të jenë më të tensionuar, dhe nuk shpenzojnë më shumë kohë në veprimtari veçanërisht të këndshme.” Hulumtuesit kanë zhvilluar një mjet për të matur cilësinë e jetës së përditshme të njerëzve e njohur si metoda Rindërtim i Ditës (MRD), e cila krijon një “shkallë gëzimi”, duke kërkuar që njerëzit të regjistrojnë aktivitetet e një dite më parë në një formë ditari të shkurtër dhe të përshkruajnë ndjenjat e tyre në lidhje me përvojat. Studimi i tyre i 2004 duke përdorur këtë metodë, e cila ka anketuar 909 femra të punësuara në Teksas, dëshmoi se të ardhurat më të larta kanë luajtur një rol relativisht të vogël në lumturinë e njerëzve në jetë e përditshme.

Për studimin e ri, studiuesit analizuan të dhëna nga anketa e 2004 për të ilustruar perceptimet e gabuara që paratë mund të blejnë më shumë lumturi. Eksperimenti i tyre i tejkalon studimet e mëparshme, në të cilën njerëzit kanë shfaqur një “iluzion të fokusuar” tek ai faktor të cilit ata  i kanë atribuar një rëndësi më të madhe kur e kanë sjellë në mendje, kur janë pyetur për disa faktorë që kontribuojnë në lumturinë e tyre. Për shembull, kur njerëzit janë pyetur për të përshkruar në përgjithësi shkallën e lumturisë së tyre dhe pastaj janë pyetur sa takime dashurie kishin në muajin e kaluar, përgjigjet e tyre lidheshin pak me njëra tjetrën. Por, kur rendi i pyetjeve ishte i kundërt për një grup tjetër, lidhja midis jetës së tyre dashurore dhe lumturisë së përgjithshme u bë shumë më e madhe. Për të provuar nëse ky iluzion zbatohet edhe kur flasim për të ardhurat, Krueger, Kahneman dhe kolegët e tyre studiuan përgjigjet e dhëna nga gratë në studimin e 2004 për MRD.

Për të siguruar prova të mëtejshme për rolin që luajnë të ardhurat tek jetët e njerëzve, studiuesit kryen një analyze shtesë të një studimi të MRD  mes 810 grave në Ohajo (Ohio) në maj 2005. Në këtë sondazh, të anketuarit kanë raportuar përvojat e tyre nga momenti në moment, si dhe të ardhurat vjetore të familjes së tyre dhe kënaqësinë e përgjithshme të jetës. Studimi i ri ka gjetur se lidhja mes të ardhurat dhe lumturisë së individëve ishte shumë i dobët për përvojat nga momenti në moment se ajo i kënaqësisë së përgjithshme në jetët e tyre.

“Pavarësisht marrëdhënieve të dobëta mes të ardhurave dhe kënaqësisë të jetës në tërësi apo lumturisë së provuar, përgjithësisht njerëzit janë shumë të motivuar për të rritur të ardhurat e tyre,” thuhet në studim.”Nëse njerëzit kanë të ardhura të larta, ata mendojnë se ata duhet të jenë të kënaqur dhe ta reflektojnë këtë në përgjigjet e tyre. Të ardhurat, megjithatë, kanë shumë pak rëndësi për përvojën e momentit.”theksoi Alan B. Krueger.

Studimi i fundit u mbështet nga Shkolla e Punëve Publike dhe Ndërkombëtare, Woodrow Wilson e Prinstounit, si dhe Fondacioni William dhe Flora Hewlett dhe Instituti Kombëtar për Plakjen.

%d bloggers like this: