Librat e rekordeve

Nga Katerina Tanellari

Librat mё  tё shitur nё  histori dhe  karakteristikat qё  i bёnё tё tillё

"Përrallë e dy qyteteve" i autorit anglez Charles Dickens. Botuar fillimisht në vitin 1859

Librat  kanё njё ndikim shumё  tё madh nё  formimin e  personalitetit tё gjithsecilit prej nesh. Ata janё bashkёudhёtarёt tanё  tё pandarё  qё  prej fёmijёrisё  e  pёr  disa  qёndrojnё  tё  tillё pёr shumё  me  gjatё.  Me  dёshirё ose  jo ne tё gjithё  kemi shfletuar  faqet  njё  libri.

Por cilët janë disa nga  librat që kanë  bërë epokë   dhe  që  kanë  shitur më shumë në  historinё letërsisë?

“A tale of  two cities”, (Përrallë e dy qyteteve) është  njëri  prej tyre.  Është  botuar në vitin 1859 dhe  është konsideruar  romani historik  më i shitur ndër kohëra me mbi 200 milion kopje. Autori Charles Dickens  e   zhvillon fabulën  e romanit në  periudhen para dhe gjatë  revolucionit Francez.  Dickens paraqet  në liber aristokracinë  e demoralizuar  Franceze  duke  hequr një  paralele me  të njëjtën periudhë  në  Angli.  Për disa ky liber është një refleksion rreth marrëdhënies së  Dickens  me aktoren 18 vjecare  Ellen  Ternan, një  marrëdhënie  kjo ndoshta jo seksuale por  gjithesesi shumë romantike. Për disa të  tjerë ne  këtë  roman ka nota inçesti  ne raportin midis  doktor Manette  dhe vajzës së tij.  Suksesi i këtij libri u përkthye dhe në  film (janë prodhuar  të paktën pesë  të tillë),  të cilët më  pas u ndoqën dhe nga disa prodhime me seri  nga  BBC.

"Kryezoti i Unazave" i autorit anglez JRR Tolkien. Botuar për herë të parë në 1954

Një tjetër  vepër letrare  që ka shënuar rekord në shitje  është dhe “Lord of the rings” (Kryezoti i Unazave).  Libri i autorit  J.R.R.Tolkien  është  botuar për herë të  parë  ne vitin 1954 e me  vone ne vitin  1955 dhe ka arritur te shesë  mbi 150 milion kopje .  Fantazia dhe aventura janë në thelb tëpërmbajtjes së  librit.  Ai  ka tre volume “The Fellowship of the Ring” , “The Two Towers” dhe “The Return of the King” . Ne vitin 2003 të tre  volumet e ketij  libri janë  përshtatur në film. U krijua në këtë mënyre  trilogjia  “Lord of the rings”. E  veçanta  e  këtij  libri   i   atribuohet  periudhës  të  rritjes së numrit të shitjeve e  cila erdhi  menjëhere  pas  shfaqjes së filmit . Në Itali psh ishin shtypur  vetëm  44 mijë kopje  të  librit  ndërkohë që pas vitit 2003, periudhë që përkon me daljen e  filmit, kopjet e shitura të librit arritën në  600 mijë. “Lord of the rings” ka patur një  ndikim shumë të madh në krijimin e kulturës popullore  në të gjithë botën me një përfshirje dhe adaptim nga shumë prodhime të tjera mediatike .

Kopertinë e Harry Potter Dhe guri filozofik nga autorja angleze J.K. Rowling

Nuk mund të mos përmendim në këtë renditje “Harry Potter”. Kur bëhet fjalë për rekorde shitjesh , vështire  mos kesh dëgjuar për  djaloshim magjistar me size, krijim I fantazisë së autores britanike J.K. Rowling. Shtatë  vëllimet e serisë  së këtij libri   thyen  rekorde  dhe  tashmë  jo vetëm në numrin  shitjeve  te cilat  arritën  rreth 450 milion kopje   por dhe në shpejtësinë  e  shitjes së tyre.  Ai konsiderohet si libri  i shitur më shpejt në histori dhe është perkthyer në  67  gjuhë.  Në këtë  libër ndërthuret   misteri , aventura , romanca ,  por edhe pse konsiderohet si libër  i letërsisë  për  femijë  sipas  Rowling  tema kryesore  është vdekja.

Duke mos përmendur librat me karakter fetar ( bibla, kurani )  tre veprat  e sipër përmendura  janë  disa nga veprat më perfaqësuese  të librave “best seller”  pra më të shitur në historine e krijimeve letrare.

%d bloggers like this: