Shtohet ‘zhurma’ për zgjedhjen e Presidentit të Bankës Botërore

Nga Online News

Presidenti i Perusë Ollanta Humala, në takim me presidentin e sapozgjedhur të BB, Jim Yong Kim në Lima

Të hënën bota financiare lëshoi një psherëtimë lehtësimi teksa gara për presidencën e Bankës Botërore mbaronte. Dhe për shumë njerëz, zgjedhja e kandidatit Jim Yong Kim ishte një rezultat i paralajmëruar. Ajo ç’ka përbën ‘mollën e sherrit’ në mendimet e shumë ekspertëve është mënyra me të cilën u arrit kjo fitore.

Elizabeth Stuart e Oxfam u shpreh se Kim është një “zgjedhje e shkëlqyer” dhe një “hero i vërtetë i betëjës për ndihmën e vendeve në zhvillim”. Por ajo u shpreh gjithashtu se proçesi i votimit larg nga të qenit transparent dhe meritokratik, ishte një ‘mashtrim’ i cili dëmton prestigjin e institucionit financiar dhe vë një “njollë” në përzgjedhjen e Kim.

Të një mendimi krejtësisht të kundërt janë padyshim presidenti amerikan Barack Obama dhe përfaqësues të lartë të administratës së tij. Obama, mbështetja personale e të cilit garantoi zgjedhjen e kandidatit amerikan, u shpreh dje për mediat se ishte shumë “i kënaqur me transparencën dhe integritetin e votimit”. Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton nga ana e saj tha se ajo vetë ndjehej tejet “e gëzuar” për fitoren e Kim në një proces që kryediplomatja amerikane e cilësoi “transparent dhe konkurrues”.

Vetë procesi është vënë disa herë në pikëpyetje gjatë javëve e ditëve para votimit të së hënës. Para se të tërhiqëj nga gara ditën e premte 13, kandidati Jose’ Antonio Ocampo bëri disa herë thirrje për monitorimin e votimit që duhet të ishte mbi bazë meritash.

Kandidatja tjetër, Ngozi Okonjo-Iweala ishte shprehur se nuk ajo vetë shihte si më të rëndësishëm integritetin e procesit sesa fitoren e saj individuale. Pak orë para përfundimit të votimit, ekonomistja nigeriane iu drejtua gazetarëve që mbushnin sallën e Nicon Luxury Hotel në Abuja të Nigerisë, me fjalët; “Do ta marrin amerikanët!”

“E di se të gjithë ju po luteni që të ndodhë një mrekulli dhe këtu të gjithë besojmë në Zot. Por Zoti na ka dhënë dhe arsyen që të kuptojmë se ‘ata’ do të përdorin gjithë ndikimin [..që kanë] që kandidati i tyre të fitojë!” tha Okonjo-Iweala.

Shumë institucione kanë shprehur mëdyshjet e tyre për përparësitë shëndetësore që Kim mund t’i japë BB. Sipas Nancy Birdsall, presidente e Qendrës për Zhvillim Global, “Bota nuk ka nevojë për një agjensi tjetër humanitare”

Ndërsa drejtori i Institutit për Kërkim dhe Zhvillim në Universitetin e New York-ut, Profesor William Easterly, u shpreh për New York Times se Banka Botërore nuk ka më “rol thelbësor” në botën financiare dhe se me rënien e tregjeve të saj, po humbet gradualisht dhe “sferën e saj të ndikimit”

%d bloggers like this: