Vettel fiton Çmimin e madh të Bahrain-it, e rivalizon vetëm Raikkonen

Nga Erblin Vukaj

Dominon Sebastian Vettel. Garë perfekte e tij, ku qëndroi gjithmonë i pari. Kështu në pistën e Sakhir-it Vettel i rikthehet fitores, që i mungonte prej 30 tetorit të vitit 2011-të. Bën gjithçka mirë gjermani, që nga nisja e deri tek përfundimi i garës, duke duruar mjaft mirë edhe presionin e Kimi Raikkonen-it që “u kënaq” me vendin e dytë.

Kryevepër ajo e skuadrës së Lotus-it, e cila arriti t’i çonte në pod, që të dy pilotët e saj. Skuadra dhe mekanikët e Lotusit, luajtën gjithçka me gomat e mesme dhe pit-stop-et, të cilat rezultuan vendimtare. Raikkonen që u nis nga vendi i 11-të,  bëri një nisje të shkëlqyer e më pas vazhdoi të mbante të njëjtin ritëm gjatë gjithë garës, duke u ndalur i dyti në fund të saj. Për të riun, Grosjean që arriti vendin e tretë, është rezultati më i mirë i karrierës së tij.

Zhgënjim total për McLaren-in, që nuk arriti t’i mbante dot të dyja makinat në garë. Ndërsa Lewis Hamilton u detyrua që me 2 pit-stop-et e tij, të gjata, të hiqte dorë nga lufta për podiumin dhe të përfundonte i 8-ti, makina e Button-it u “thye” 2 gjiro afër fundit. Sërish problematik mekanikët, të cilët dështojnë në ndërrimin e gomave për çdo pit-stop.
Ferrari nuk shkon më larg se vendi i shtatë dhe i nëntë, ku vetëm Alonso mban shpresat për diçka më shumë.
Për Mercedes-in, Rosberg aty ku u nis, aty përfundoi, i pesti. Ndryshe bën Michael Schumacher, i cili niset i 22-ti (i penalizuar me 5 pozicione, pas ndërrimit të kutisë së marsheve) dhe arrin të marrë 1 pikë, duke u pozicionuar i 10-ti.
Të gjitha skuadrat kanë arritur deri diku, të përmirësojnë vetveten, përveç Ferrarit, e cila ngushëllohet nga fakti se në të gjitha garat e deri më tanishme kanë fituar pilotë të ndryshëm. Por a ka mjaftueshëm kohë për kokëkuqen që të ri-gjej vetveten!?

Renditja për pilotë: 

1 Sebastian Vettel Red Bull Racing-Renault 53
2 Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 49
3 Mark Webber Red Bull Racing-Renault 48
4 Jenson Button McLaren-Mercedes 43
5 Fernando Alonso Ferrari 43
6 Nico Rosberg Mercedes 35
7 Kimi Räikkönen Lotus-Renault 34
8 Romain Grosjean Lotus-Renault 23
9 Sergio Perez Sauber-Ferrari 22
10 Paul di Resta Force India-Mercedes 15

 

Renditja për skuadra:

1 Red Bull Racing-Renault 101
2 McLaren-Mercedes 92
3 Lotus-Renault 57
4 Ferrari 45
5 Mercedes 37
6 Sauber-Ferrari 31
7 Williams-Renault 18
8 Force India-Mercedes 17
9 STR-Ferrari 6
10 Marussia-Cosworth 0
11 Caterham-Renault 0
12 HRT-Cosworth 0

 

 

 

%d bloggers like this: