Lihet nё harresё ndёrtesa e Kongresit tё Pёrmetit

 

Nga Katerina Tanellari

Ndёrtesa nё tё cilёn u zhvillua Kongresi i Pёrmetit

Ndёrtesa  nё tё cilёn ёshtё zhvilluar  kongresi  historik i Pёrmetit  i quajtur  ndryshe edhe si “Kuvendi i turpit” pёr shkak tё vendimeve tё marra nё tё, ёshtё  lёnё nё harresё  e nё mёshirё tё fatit nga organet qeverisёse vendore dhe nga  Ministria e Kulturёs.

 Nё kuadrin e 100 vjetorit tё shtetit tonё nuk mund tё mos pёrmёndim  njё  nga kongreset  tё cilat kanё  lёnё  shёnjё nё  historinё e  Shqipёrisё dhe ka diktuar fatet e  shumё shqiptarёve.

Ai u zhvillua nё  njё   kazermё  ushtarake  pronё e komandove italianё e cila deri nё vitet 1990 ka qёnё muze  nё pёrkujtim  tё  kёsaj dite  tё rёndёsishme pёr  komunizmin dhe shtetin Shqiptar gjithashtu.

 Pas pёrmbysjes sё rregjimit   tё vetmet kujtime qё  kemi nga ky kongres  janё   disa  vendime , data  e gёrmadha tё njё ndёrtese , e cila pёr  vlerat dhe vendimet  bart njё  rёndёsi  shumё  tё  madhe.

Njё  prej banorёve  tё  kёtij qyteti ,  Enela  Arshimi  student ne fakultetin e  Historise   shprehet se , edhe pse vendimet  e marra   kanё  qёnё  shkatёrruese pёr  vazhdimesinё  e shtetit ato meritojnё tё  kujtohen nga  ata qё  i kanё jetuar  pёr te vlerёsuar mё mirё  arritjet dhe  meriton te  njihen dhe tё preken nga tё gjithё tё rinjtё  Shqiptare.

 Por si do tё bёhet kjo?  Nё njё  kohё  kur  kampet e pёrqёndrimit ne Gjermani e Poloni  janё  shёndrruar ne muze ku ekzpozohet historia  e ёrrёt  me tё  gjithё  komponetёt e saj,  nё Shqipёri ,nё Pёrmet  historia shёndrrohet nё rёnoja . E shkuara  harrohet  , fshihet nga frika se do tё  tmerrojё  ata qё  ka tmerruar para  68 vjetёsh.

Nё  kongresin e Pёrmetit u morren disa vendime te rёndesishme si  , ndёrtimi i Shqipёrisё  sё re demokratike popullore sipas vullnetit te popollit , mos lejimi i kthimit te mbretit Zog nё Shqipёri , tё vazhdohej  lufta kundёr pushtuesve   gjermanё dhe  tё mos  njihej asnjё qeveri   e krijuar brёnda ose jashtё vёndit  pa  vullnetin e popullit.

Ky ka qёnё  kongresi nё cilin janё hedhur bazat e para dhe ёshtё  shtruar rruga drejt sistemit  komunist . Kongresi   ёshtё  mbajtur ne 24 maj te vitit 1944 disa muaj para  se Shqipёria te shpallte pavarёsinё e plotё , nё nёntor te po kёtij viti.

%d bloggers like this: