Lojrat kompjuterike efektive në trajtimin e depresionit tek adoleshentët

Nga Sigida Shehu

Lojrat kompjuterike ndihmojne ne trajtimin e depresionit...

Një lojë  e veçantë kompjuteri është po aq efektive për trajtimin e depresionit tek  adoleshent sa një këshillim me personel të trajnuar, kanë  raportuar studiuesit australianë   në British Medical Journal.  Per studim,  nga Studiuesit në Universitetin e Auckland në Zelandën e Re  janë vërejtur 187  persona të moshës 12 – 19 vjec të cilët shfaqnin simptoma depresive.

Afërsisht gjysma luajtën SPARX, një lojë 3D fantazi prej shtatë nivelesh duke përfshirë: Emocionet,shpresën dhe mendimet e panevojshme.

Gjatë katër deri në shtatë javë, lojtarët duhet të rivendosnin  ekuilibrin në një botë të dominuar nga mushkonjat , apo mendimet  e zymta automatike.

Një grup tjetër iu nënshtrua ballë për ballë trajtimit nga këshilltarët e trajnuar dhe psikologët .

Sipas studiuesve, SPARX ishte  po aq efektive në uljen e simptomave të depresionit. Kjo lojë përmirëson cilësinë e jetës.

Autorët  arritën në përfundimin se SPARX është një burim efektiv për ndihmën që kërkojnë adoleshentët me depresionin , duke cuar në një reduktim klinikisht të rëndësishem  të depresionit, ankthit ,shpresës dhe  përmirësimit  në  cilësinë e jetesës.

Ata sugjeruan se  një lojë trajnimi  e  bazuar në kompjuter  eshte  më e lirë dhe mund të rrisë qasjen në trajtim, duke theksuar se SPARX është në gjendje për të luajtur në shtëpi.Loja mund të jetë një opsion për adoleshentët të cilët  ngurojnë të kërkojnë trajtim nga këshilltarët e trajnuar apo psikologët .

%d bloggers like this: