ADELE VS RIHANNA, DYLUFTIMI FEMEROR…

Dy artistet do të pëballen në 20 maj në Billboard Music Awards

Nga Belinda Ruçaj

Një dyluftim do të shohim më 20 maj 2012 në Billboard Music Awards në MGM në Las Vegas. Me mburojën e zërit brilant të të dyja këngëtareve do të shikojmë ballë për ballë britaniken  Adele dhe këngëtaren e R&B Rihanna. Këngëtarja e “Rolling in the Deep” udhëhiqet nga 18 nominime përfshire këtu dhe “Artistja më e mirë”, “Artistja Femër më e mirë”, si dhe “Artistja më e mirë e reklamuar”.  Por në fakt Rihanna konkuron për 13 cmime, pasi vitin e kaluar kryesoi fuqishëm me 18 nominime pra në 2011. Por le ti kthehemi dhe njëherë Adele, ajo synon të rrëmbejë një sërë cmimesh të tjera përfshi këtu dhe “Albumi më i mirë”, “Kënga më e mirë”. Në fakt do të jemi vërtet kuriozë të shikojmë se cfarë realisht do të ndodhë më 20 maj 2012. Lady Gaga dhe Lil Wayne janë nominuar në 10 kategori, ndërsa Katy Perry gjen veten për të konkuruar për cmimin e madh… Por ajo që ra në sy në Music Awards 2011, ishin pikërisht performancat e shkëlqyera të Britney Spears dhe Niki Minaj të cilat kënduan  “Super bass” dhe “Till the world ends”. Sigurisht, që në atë ceremoni, reperi Eminem siguroi të merrte me vete në shtëpi frytet më të mëdha të asaj nate për, “Artisti më i mirë” dhe “Albumi më i mirë”… E garantuar është dicka… Cmimet do të shkojnë të më të mirët, dhe më të mirët do të na dhurojnë emocione pa fund…                                                              

%d bloggers like this: