Apple dhe Facebook rrezikojnë lirinë e internetit

 

Mark Zuckerberg dhe Steve Jobs

Nga Kujtim Xhaja

“Liria e internetit nuk ka qenë kurrë kaq e pambrojtur sa në këtë periudhë.”-kështu është shprehur Sergey Brin, bashkë-themeluesi i Google.

Sipërmarrësi, në një intervistë me prestigjozen “The Guardian”, ka shprehur shqetësimet e tij kundrejt “forcave të fuqishme të rreshtuara kundër një interneti të hapur”. 

Forcat, që përfaqësohen nga qeveritë – thekson ai.

Rasti i Rusisë apo Kines, të cilat  gjithnjë e më shumë kontrollojnë qasjen në internet, apo të gjitha mësymjet e industrisë argëtuese kundër piraterisë në internet dhe kompanitë e tilla, si Facebook dhe Apple, të cilat ushtrojnë një kontroll të ngushtë të asaj që ju mund të bëni apo jo me prodhimet e tyre.
Në një botë të dominuar nga Facebook dhe Apple, sipas Brin, Google kurrë nuk do të kishte lindur.

Nuk është rastësi, atëherë, që të dy kompanitë e cituara nga sipërmarrësi janë ato të cilat kanë sjellë një kohë të vështirë per Google dhe indeksimin e përmbajtjes për të cilat ato konkurrojnë drejtpërdrejt me produktet te tilla, siç janë eksperimenti social Google + dhe shërbimet e pajisjeve mobile.

Kjo, vlen më shumë për vëndet si Irani apo Arabia Saudite, të cilat gjithnjë mendojnë se si ta censurojnë internetin,-ka theksuar  themeluesi i Google.

%d bloggers like this: