Këpucët sportive të së ardhmes

Nga Mirgen Bushati

Loja është gjithmonë e më e shpejtë, hapësirat sa vijnë dhe ngushtohen, kush fiton 20 metrat e para ka lojën nën kontroll.

Nike Mercurial  Vapor  Superfly  3 perfaqëson gjeneratën e shtatë së markës Mercurial  e cila ne këto vite ka sjellur një konfort në ambientet futbollistike. Këto kepucë të jashtëzakonshëme vinë si  evolim i Mercurial 2 por me disa ndryshime mjaft të vogla dhe një shumëllojshmëri ngjyrash që i bëjnë dhe më tepër të dukshme në fushë. Diferenca e parë që bie në sy sa sa i provon në këmbë është se Superfly 3 janë  më të lehta  dhe me elastike në krahasim me modelin e mëparshëm. Risia e vërtetë është përthyeshmëria e shollës së brëndshme e cila s’është më horizolntale po e përthyer disa gradë para. Pesha e këpucës ka ndryshuar. Nga 227 gramë që ishte Mercurial 2 tashme ka arritur ne 221 gramë duke qënë akoma më e lehtë në këmbë  siguron një kontrollë të mahnitshëm në përpunimin e topit. Nike Mercurial Vapor Superfly 3 janë aktualisht në treg me një cmim që varion nga 160 euro deri ne 420 euro per ato që i duan të personalizuara dhe me disa detaje me shumë.

%d bloggers like this: