Festë për bavarezët dhe Lot për madrilenët

Në “Bernabeu” mbyllet 2-1 për madrilenët dhe gjithcka vendoset nga 11-metërshat. Ronaldo, Kaka dhe Ramos gabojnë, duke i dhënë mundësinë bavarezëve  të luajnë në finale ndaj Celsit.

Bavarezët festojnë pas kualifikimit për në finalen e madhe të Uefa Champions League që do të luhet në shtëpinëe tyre..

Nga Oldi Mele

Bajerni I Mynihut do të luajë në 19 Maj me Celsin duke pasur një avantazh të jashtëzakonshëm, të luajë para fansave të vet në “Allianz Arena”.

Mourinjo dhe Hejnkes zbresin në fushë me të njëjtën skemë taktike, 4-2-3-1, duke konfirmuar parashikimet, por ky takim dhuroi emocione që prej  minutave të para. Reali i Madridit kalon menjeherë në avantazh pas një prekje me dorë të Alabës në zonën e rreptesisë, pas gjuajtjes së Di Marias dhe për gjyqtarin Kasai është penallti. Ronaldo shënon nga pika e bardhë që në minutën e 6-te, duke ndezur atmosferën fantastike që dhuron tifozeria në “Bernabeu”. Roben i cili pati rastin e artë për të shënuar gol dhe për të barazuar shifrat, konfirmon se po kalon një perjudhë tepër të dobët në fazën realizuese, duke gjuajtur topin jashtë me portën e boshatisur.  Gjermanët janë të gjallë sulmojnë nga krahët me Riberi e Roben teksa kanë Gomezin si pikë referimi konstant për Toni Kros. Por pas një karamboli mes Kros dhe Khedires, topi përfundon në këmbët e Ozil, i cili jep një asist për Ronaldon dhe 2-0 në të 14-n (goli i 10 për portugezin në Champions). Bajerni ka shumë zgjidhje në sulm dhe vendos disa herë në vështiresi mbrojtjen e Realit. Deri kur në minutën e 27-n, më në fund ja del mbanë. Kros jep një top nga e djathta, Pepe shkakton një fall në zone duke penguar Gomez-in dhe albitri akordon 11-metërsh së bashku me karton të verdhë për Pepe-n. Roben merr përgjegjësine për të ekzekutuar dhe shënon 2-1 për bavarezët,një rezultat që vendos gjithcka në ekulibër. Bajerni kërkon më shumë  dhe me Gomez dhe Riberi dështon në disa raste të arta, përpara se Kasilias ti mohonte dopietën Robenit, duke devijuar një goditje të lirë të holandezit,përpara pushimit.

Pjesa e dyte nis me një lojë force dhe më pak intesive,kjo për shkak të rezultatit dhe ekulibrit të plotë. Të pesojë gol do ishte një goditje e rëndë për Realin sesa për Bajernin,kështu që “merengues-et” shfaqen me të bllokuar në mbrojtje të rezultatit. Në minutat e mbetura ishin dy goditje të Ronaldos por përfunduan në dorën e Nojerit. Në të 75-n Muorinjo vendos të aktivizojë Kakane në vend të Di Maria por braziliani nuk u ndie në fushën e lojës deri në përfundim të ndeshjes. Në minutat e fundit të kohës së rregullt mundësinë e kishte Gomez, i cili mori një asist nga Roben por përballë me portierin nuk e con topin në rrietë duke bërë që ndeshja të shkojë ne shtesë dhe më pas me penallti.

Nga penalltitë Ronaldo dhe Kaka nuk nderojnë famën e tyre,duke gëzuar portierin Nojer, ndërkohë që Kasilias përgjigjet si kampion duke u bere shpëtimtari duke pritur gjuajtjet e Kros dhe Lahm.Sergio Ramos goditi mbi traun e portës ndërsa Shvanjshtajger nuk i mbetet gjë tjetër  veç të çojë topin në rrietë për tu ngjitur edhe një herë tjetër një majën e Evropës.

%d bloggers like this: