E ardhmja e industrisё sё makinave ёshtё elektrike dhe hybride

Nga Hasan Jero

Shumica e njerëzve mendojnë se automjetet hibride dhe elektrike janë një risi e kohëve të fundit. Në fakt, makina e parë hibride është krijuar nga Ferdinand Porsche në 1901. Ferdinand Porsche projektoi makinën e parë hybride,e cila permbante 2 bateri të mëdha prej 80 volt dhe që kishte nje fuqi prej 2,5 kuaj fuqi. Dy ishin makinat e para hybride që u projektuan, po nuk dolën asnjëhere në shitje. Veturat në fjalë ishin Mercedes-Benz SS/SSK e vitit 1930

Vetura e parë hibride projektuar nga Ferdinand Porsche

dhe Volkswagen Beetle në vitin 1938. Që nga ai vit nuk është prodhuar dhe as projektuar asnjë automjet i këtij lloji. Në vitin 2010 doli në treg makina MiEV komplet elektrike e Mitsubishit, më pas Nissan Leaf e cila ka shitur 9.700 makina nё USA gjatё 2011, dhe Chevy Volt njё model i ndёrmjetёm midis makinave elektrike dhe hybride që ka shitur 8.000 automjete. Pa dyshim kёto shifra janё shumё tё vogla nё krahasim me numrin total tё makinave qё shiten cdo vit, por viti 2012 ёshtё parashikuar tё ketё njё influencё tё madhe nё makinat elektrike dhe hybride. Shumica e kompanive kanё kohё qё punojnё pёr modelet e makinave elektrike dhe sidomos hybride. Ford Focus pritet tё hedhë nё treg kёtё vit makinёn e parё elektrike me 5 vende dhe me njё autonomi prej 160 km pa e karikuar baterinë, duke pёrdorur sistemin Europian 240V. Pёr karikimin e baterisë nevojiten 3-4 orё. Cmimi i tyre varion nga 24.000 deri ne 90.000 euro.

%d bloggers like this: