Çmimi i madh i Portugalisë – Rrufeshëm Stoner dhe Lorenzo

Nga Erblin Vukaj

Casey Stoner fitues i cmimit te madh te Portugalise

Në Estoril një super Casey Stoner dominon nga fillimi në fund, duke marrë fitoren e dytë radhazi për këtë sezon. Prapa tij Lorenzo dhe Pedrosa. Dovizioso në vend të katërt, ndërsa vend i shtatë për Valentino Rossin. Me këtë sukses Stoner merr kryesimin e përgjithshëm për kampionatin botëror të MotoGP-ës.

Me një dominim që nga kthesa e parë e deri në atë të fundit të gjiros finale. Casey Stoner tregoi superioritetin e zakonshëm duke marrë fitoren e dytë radhazi në tre garat zhvilluara deri më tani e duke treguar se, pavarësisht dhimbjeve në krah dhe thashethemeve mbi një tërheqje të supozuar, më i shpejti dhe më i forti mbetet gjithmonë ai. Thjesht perfekte gara e kampionit, që me një nisje të shkëlqyer  mori kryesimin e garës duke e mbajtur me vendosshmëri deri në fund. Australiani nuk ka lejuar për asnjë moment që Jorge Lorenzo dhe Dani Pedrosa të kishin shanset për ndonjë gjë më shumë. Me këtë sukses, numri 27 merr dhe kreun në kampionat vetëm një pikë më shumë se Lorenzo, i cili ka dhënë maksimumin dhe ka provuar gjithçka për ta kaluar australianin, por ai ishte thjeshtë më i shpejtë. Stoner nuk e humbi kurrë intensitetin e garës dhe fitoi me më shumë se një sekondë përpara pilotit nga Majorka.

Prapa Stonerit, Lorenzos dhe Pedrosas (i cili ka festuar podiumin e 100-të në karrierën e tij) është gjithnjë një vakum bosh që ndihet në çdo garë. Sot u pozicionua Andrea Dovizioso, që duket gjithnjë e më shumë i qetë me Yamahan Tech 3, një garë me zemër ajo e tija, që ju shpërblye duke dalë para Cal Crutchlow-it. Disi inkurajuese për Valentino Rossin i cili u pozicionua i shtati. Për herë të parë në këtë 2012, Rossi arrin të jetë i pari i Ducatit në fund duke ja kaluar Barberas dhe shokut të skuadrës Hayden-int. Doktori ngau në mënyrë të qëndrueshme, por kurrë nuk e vuri në presion Alvaro Bautistan i cili përfundoi në vendin e gjashtë me Hondan e ekipit Gresini.

1

Casey Stoner 45:37.513

2

Jorge Lorenzo +01.421

3

Dani Pedrosa +03.621

4

Andrea Dovizioso +13.846

5

Cal Crutchlow +16.690

6

Alvaro Bautista +21.884

7

Valentino Rossi +26.797

8

Ben Spies +33.262

9

Stefan Bradl +35.867

10

Hector Barbera +53.363

11

Nicky Hayden +01:02.630

12

Aleix Espargaro +01:20.736

13

Randy de Puniet +01:23.483

14

Michele Pirro +01:37.905

15

Danilo Petrucci

16

Karel Abraham +58.7

17

James Ellison +01:09.0

18

Yonny Hernandez +01:02.5

19

Ivan Silva +46.1

20

Mattia Pasini +01:13.0

21

Colin Edwards DNS
%d bloggers like this: