Librat mё tё shitur janar-prill 2012

Nga Katerina Tanellari

“The hunger games” njё roman i shkruar nga Suzanne Collins ёshtё shpallur njё prej librave mё tё shitur nga gazeta Amerikane “The New York times” se bashku me dy volumet e tjera “Catching fire” dhe “Mockingjay”.
Ngjarja zhvillohet nё tё ardhmen nё njё vend tё panjohur te quajtur “Panem” vend ky i gjendur nё tё ashtuqajturin Rocky Mountains (Malet Shkёmbore).
“Panem” nё roman pёrfaqёson nё njё menyrё apo nё njё tjetёr qёndrёn jo vetёm gjeografike por edhe hapesirёn nё tё cilёn zhvillohen tё gjitha ngjarjet. Ai ёshtё i ndarё nё 12 zona ose distrikte . Distrikti 12 ёshtё mё i varfri dhe pёr mё tepёr vendi nё tё cilin jeton protagonistja e trilogjisё Katniss Everdeen.
Rebelimi ndaj “Kryeqytetit” i bёrё nga kёto zona , tё cilat ngritёn krye kundёr totalitarizmit dhe varferisё ekstreme e bёri mё tё ashpёr hegjemoninё nё “Panem”. Si ndёshkim pёr rebelimin tё 12 distriktet u mundёn dhe i 13 u shkatёrrua.
Cdo vit nё “Panem” njё vajzё dhe njё djalё nga mosha 12 deri 16 vjec me anё tё njё llotarie pёrzgjidhen pёr tu bёrё pjesё e “The Hunger Games” . Ne kё tё lojё pjesёmarrёsit luftojnё me njeri- tjetrin deri sa njёri prej tyre tё vdesё dhe si shpёrblim atyre qё fitojnё iu jepet ushqim.
Ketniss u bё pjesё e lojёs vullnetarisht duke u sakrifikuar pёr motrёn e saj mё tё vogёl Prim. Sё bashku me tё pjesё e lojё s u bё edhe Peeta mellark njё djalё i cili e dashuron Katniss qё fёmijё . Pas pёrfundimit tё lojёs Ketniss dhe Peeta dalin fitimtarё , pas kёsaj fitoreje Ketnis bёhet fytyra e re dhe simboli i rebelimit tё ri tё bёrё nga disriktet.
Aventura , fantazia dhe shkenca janё shkrirё nё kёtё roman i cili sё fundmi ёshtё shnderruar edhe nё film i clli ka arkёtuar tё ardhura marramendёse dhe e ka vendosur librin nё qёndёr tё vёmёndjes tё miliona lexuesve.

“Fifty shades of Grey”, ёshtё njё tjetёr libёr qё nuk duhet ta humbisni sipas “The New York Times” dhe “Amazon”.
Libri me natyrё erotike i shkrujtur nga autori , E.L James ё shtё publikuar fillimisht nё E –book dhe ka marrё sukses tё madh nё rrjetet virtuale. Marketingu i kёtij libri u bё nga vetё botuesit nё po kёto rrjete virtuale pёr shkak tё tё ardhurave tё pakta por gjithsesi suksesi arriti majat.
Kjo ё shtё edhe e pazakonta nё kёtё roman me tre volume i cili u rendit si libri mё i shitur nga “Amazon” dhe nga muaji mars 2012 u rendit edhe si libri mё i shitur nga gazeta “The New York Times”.
Libri ёshtё pёrballur me kritika te mёdha duke u quajtur edhe si njё kopje e “Twilight Saga” por pёrpos kёtyre ai nё njё kohё mjaft tё shkurtёr pas publikimit arriti te bёhej njё nga librat mё tё shitur.
Ngjarjet nё shumicёn e kohёs janё vendosur nё Seattle ku nis dhe zhvillohet historia e dashurisё midis Anes , njё studenteje ne prag diplomimi dhe njё biznesmeni te pasur, Christian Grey i cili ka preferenca tё rralla seksuale. Grey i kёrkon Steel tё firmosё njё kontratё nё tё cilёn ai kontrollon tёrёsisht jetёn e saj. Pikёrisht nё kёtё kohё ajo arrrin tё kuptojё dёshirat e cuditshme tё tё dashurit tё saj ku pёrfshihet dominimi , sadizmi dhe tё gjitha kёto vijnё si rezultat i njё fёmijerie traumatike tё mbushur me abuzime tё cilat i kanё shkatёrruar karakterin.
Ndёrkohё Warner Bros , Paramount, Sony  Universal picture u futёn tё gjithё nё garё pёr tё fituar tё drejtёn pёr ta shnderruar nё film kёtё vepёr. Ndёrkaq nё mars tё vitit 2012 “Universal Picture” arriti tё siguroje tё drejtёn pёr ta bёrё film.

“The girl with the dragon tattoo”, ёshtё libri tjetёr i klasifikuar i treti si mё i shituri pёr kёtё vit. Libri ёshtё pёrkthyer edhe nё Shqip tё cilin do ta gjeni nёn titullin “Vajza qё luante me zjarrin”.
Libri ёshtё shkruar nga autori suedez Stig Larson dhe ёshtё gjithashtu njё triologji. Vёllimi i parё i tё cilit ёshtё “Burra qё urrejnё gratё ” i dyti ёshtё ai pёr tё cilin do flasim mё poshtё dhe libri i tretё ёshtё “Mbretёresha e kёshtjellёs prej letre”.
“The girl with the dragon tattoo” ka si personzh kryesor vajzёn me emёr Lisabete Salanderi. Ajo ёshtё njё grua e fortё dhe shumё inteligjente e cila ka mёsuar te pёrdorё cdo armё pёr arritjen e qё llimeve tё saj. Ajo e urren korrupsionin , abuzimin sidomos kur ai ndodh tё gratё nё kёtё moment ajo nuk toleron.
Salander i shpall luftё personave tё industrisё sё errёt tё trafikimit tё seksit dhe pёrdor aftёsitё e saj te jashtёzakonshme si gjeni kompjuterik pёr tё vazhduar hetimin e bёrё nga miku i saj Mikael Blomkvisti , botues i revistёs “Milienium” , por nё mё nyrё tё pavullnetshme ajo bёhet pjesё e njё vrasjeje tё dyfishtё dhe kёrkohet nga policia pёr njё tё tretё .
Salanderi ёshtё e zёnё nё kurth , e vetmuar para kompjuterit ajo mundohet qё tё zbardhё tё vёrteten para se ta gjejnё ndjekёsit e saj. Ndё rkohё pёrvec se ёshtё e ndjekur nga skuadra e inspektor Bublanskit dhe cdo forcё policore nё Suedi ajo ёshtё gjithashtu pre e disa burrave tё dhunshёm qё nuk ndalen para asgjёje pёr tё mbrojtur interesat e tyre nga kjo femёr e vendosur , mёndjemprehtё dhe nё tё njёjtёn kohё mizore.
Autori i kёtij libri , nuk arriti tё shijojё frytet e punёs sё bёrё , ai vdiq pasi i dorёzoi botuesit sё tij trilogjine “Millennium”.

%d bloggers like this: