Sylvester Stallone, Rambo për herë të pestë

Nga Erblin Vukaj

Sylvester Stallone me Rambo V, risjell ne skene personazhin e njohur

Thuhet se luftëtarët nuk ndalen kurrë, dhe kështu është edhe për Sylvester Stallone-n, që edhe pse 65 vjeç , do të realizojë për të pestën herë Rambon. Stallone foli për projektin e ri në MTV gjatë CinemaCon-it në Las Vegas: ngjarjet e filmit do zhvillohen në Meksikë, armiqtë e ri të luftëtarit legjendar me fashën e kuqe mes flokëve do të jenë kartelet e drogës. Nëntitulli do të jetë “Beteja e fundit”, dhe në fakt ky duhet të jetë kapitulli i fundit i sagës.
Një njoftim ky që vjen në tridhjetë vjetorin e Rambos. Filmi i parë i serisë u realizua në vitin 1982, dhe vetë saga mbi veteranin e luftës në Vietnam ka qenë një sukses i vërtetë, vetëm filmi i fundit, realizuar në vitin 2008, solli të ardhura prej 113 milion dollarësh.

Zërat për kthimin e Rambos janë përhapur me shpejtësi rrufe në internet, por vazhdimi është quajtur nga pjesa më e madhe si diçka e padobishme.
Me pak fjalë, reagimet e para nuk mendojnë asgjë të mirë për Rambo 5-ën. Stallone, megjithatë,  tani për tani duhet të merret me vazhdimin e Mercenarëve (The Expendables 2), që pritet të dalë në mes të gushtit.

 

%d bloggers like this: