‘Të dashuruar‘ pas kafes

Nga Ermal Brahimllari

 

‘Të dashuruar‘ pas kafes

Të rinj shqiptar duket se kohët e fundit preferojnë të ulen nëper lokale dhe te diskutojnë mbi problemet e tyre sesa te punojnë apo te shkojnë ne shkollë. Në një fillim ditë , të gjithë duhet të jenë nëper punërat e tyre , apo ne universitete, por ndodh komplet e kundërta, shumicën i gjen te ulur nëper kafenet e ndryshme te Tiranës.

Te rinjtë shqiptar preferojnë ta fillojnë ditën e tyre me nje kafe dhe nje cigare dhe te rrallë janë ata qe i gjen në shkolla, universitete apo në punet e tyre.

‘Nuk kam punë dhe ndoshta kjo eshte “puna” me e mirë qe mund të bej”-thotë Mirgen Serjani,  një student që sapo ka mbaruar universitetin për Arkitekturë…

“Sot edhe për tu futur në lokal duhet te kesh mik, jo më per tu futur në punë” – shprehet një tjetër student që pret të dipllomohet në universitetin e Ekonomisë .

Realiteti sot në Tiranë ky është . Kafenet i gjen të mbushura plot dhe zyrat e institucioneve i gjen bosh. Ndërkohë që duhet të ishte një panoramë krejt e kundërt.

Në ketë shtet si Shqipëria paradokset nuk kanë të mbaruar, cdo gjë mund të ndodhë dhe gjithcka mund të shikosh , por gjithmon të gjithë do e gjejnë një mundësi për tu larguar nga puna dhe të ulen në kafenet e tyre të preferuara ….


%d bloggers like this: