Një nga gjashtë kancerët në mbarë botën janë shkaktuar nga infeksioni

Nga Sigida Shehu 

Kanceri  i shkaktuar nga infeksionet është  tri herë më i lartë në disa pjesë të botës në zhvillim, të tilla si lindore dhe  vendet e zhvilluara, si Britania e Madhe. Në Mbretërinë e Bashkuar  numri i pacienteve  shtohet çdo vit, një e treta e rasteve ndodh tek njerëzit  nen  moshen 50 vjec.

Drs Catherine de Martel dhe Martyn Plummer,  udhëhoqën studimin kundrejt kancerit të shkaktuar prej infeksioneve  nga ku rezultoi se  infeksionet me viruse të përcaktuara si baktere dhe parazitë janë disa nga shkaqet më të mëdha të kancerit në mbarë botën.

Tek gratë kanceri shfaqet më shumë  rreth  qafës së mitrës ,ndersa tek  burrat më shumë se 80%  e kishin të shfaqur në  melci dhe në stomak.

“Frekuentimi i qendrave  publike-shëndetësore con në  parandalimin e infeksionit. Vaksinimi dhe trajtimet antibakteriale mund të kenë  një efekt të konsiderueshëm në barrën e ardhshme  të kancerit në mbarë botën”,theksoi Drs Catherine de Martel.

Vaksinat janë në dispozicion për të mbrojtur kundër virusit (HPV) ,i cili është i lidhur me kancerin e qafës së mitrës dhe virusin e hepatitit B ,shkaku per  kancerin e  mëlçisë.

“Është e rëndësishme që autoritetet në të gjithë botën të bëjnë çdo përpjekje për të reduktuar numrin e infeksionit të lidhur me  kancerin, sidomos kur shumë prej këtyre infeksioneve mund të parandalohen”,  tha Jessica Harris nga Cancer Research  ne Britanine  e Madhe

Perderisa  qëndrat publike –shëndetësore  janë në dispozicion  në nivel global , mijëra raste mund të parandalohen. Parandalimi i infeksionit  mund të ketë një efekt të konsiderueshëm në barrën e ardhshme  të kancerit  në të gjithë botën.

%d bloggers like this: