Përfundon maratonën me kostumin ReWalk

E paralizuara Claire Lomas përfundon maratonën me kostumin ReWalk

Një grua e paralizuar  në Londër u bë personi i parë që arriti të përfundojë  një maratonë  nën kostumin ReWalk, të martën 16 ditë pasi gara filloi.

Claire Lomas ishte  një fermere, e cila ka mbetur e paralizuar nga shtylla kurrizore pas një aksidenti në kalë. Lomas ishte në lot teksa  shprehet se ishte shumë  e lumtur që kishte përshkuar 42.2 km nën kostumin bionik të saj ReWalk.

Qindra njerëz u rreshtuan në rrugët e qendrës se Londres për t’i dhenë kurajo dhe mbështetje  32-vjeçares për përfundimin e maratonës.

 “Që prej fillimit e deri në përfundimin e  maratonës i jam lutur zotit të me conte dhe një hap më perpara” është shprehur Claire.  Ajo ecte rreth dy milje në ditë, e shoqëruar nga burri i saj, vajza 13-muajsh dhe prindërit.

Lomas, tani punon si një projektuese stolish e ngritur për bamirësi. Fondet  shërbejnë për trajtime për paralizë të shkaktuara nga një shpinë e thyer.

“Disa njerëz humbasin përdorimin e gjymtyrëve të tyre . Një kurë është gjendur”, tha ajo.

Kostumi ReWalk, projektuar nga izraelit Goffer Amit, ju mundëson njerëzve që kane gjymtyrë paralizë të qëndrojnë në këmbë dhe ngjisin shkallët përmes sensorëve me lëvizje dhe një sistemi me bord kompjuteri.

%d bloggers like this: