Protestat kundër zgjedhjes së Vladimir Putin (Fotolajm)

Kjo foto që qarkullon në Internet nën emrin “Tienanmen-i moskovit”, është kthyer në mishërimin e protestave kundër zgjedhjes së Vladimir Putin

Nga Katerina Tanellari

Moscow’s Tiananmen image” ,  Është quajtur fotoja që ka tërhequr vëmëndjen e opinionit mbarë botëror dhe  pritet të bëhet  fytyra  e protestave prodemokratike që po bëhen në Rusi  kundër  rizgjedhjes për herë të tretë të Vladimir Putinit president.

Fotoja tregon një djalë të vogël, hipur mbi  nje bicikletë,  i cili qëndron përballë një muri me policë rusë të cilët  e shohin pa mundur të bëjnë asgjë.

Foton e bëri një korrespondente e “The New York time” dhe “Foreign Policy” , Julia Loffe. Ajo nxorri  I-phonin dhe e përjetësoi në foto një  moment dramatik dhe shumë domethënës  që ka shumë të ngjarë  të  jetë imazhi që shumë njerëz  jo vetëm Rusë do ti  bashkëngjitin protestave  anti –putin në  Rusi.  Ajo e postoi në tëiter nga ku  nisi dhe xhirua në të gjithë botën.

Loffe ka qënë  korrespondete edhe në protestat proqeveritare në  Tiananmen ,  Kinë  gjatë të cilave një burrë doli para tankeve  të  ushtrisë Kineze  duke dashur të ndalë dhunën , një moment tragjik I cili vazhdon të  jetë tronditës.  Ndërkohë  Loffe e ka postuar imazhin duke e krahasuar pikërisht me këtë ngjarje , detaj ky që  I shton dramacitetin ngjarjes.

Protestat në Rusi nisën menjëherë pas shpalljes për të tretën herë president  Vladimir  Putin.  Votimet  që cuan në këtë rezultat u quajtën të manipuluara  dhe qeveria  Putin e korruptuar . Përleshjet e dhunshme që  pushtuan Kremlinin , midis protestuesve dhe policisë  kanë sjelle qindra te arrestuar dhe të lënduar në rrugët e Moskes. Me qindra njerëz janë ende  duke protestuar  kundër qeverisë.

%d bloggers like this: