Nga Katerina Tanellari, Kujtim Xhaja, Ermal Brahimllari

  

Përurohet sot  vënia ne zbatim  e projektit  të ankimimit online  dhe administrimit të ankimimit ndaj ministrisë së drejtesisë dhe këshillit të lartë të drejtësisë.

Ankimimi online  thjeshtëzon procedurat  e procesit  duke hequr dore nga ankimimi manual dhe e shndërron  atë ne nje proces tërësisht online i cili përfundon brenda pak minutave, duke zvogëluar  maksimalisht kohen e procedurës.

Projekti  një nismë e Qendrës  për Transparencë dhe informim të lirë, u financua nga  ambasada britanike në Tiranë .

Gjatë prezantimit në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ambasadori britanik  Nicholas Cannon  u shpreh  se  ky projekt do ta ndihmojë Shqipërinë  në  procesin e integrimit në  Bashkimin Evropian dhe se nisma të tilla janë shumë pozitive në  për  transparencën e institucioneve.

Ndërsa  Ministri  i Drejtesise z. Eduart Halimi  e konsideroi  vënien në zbatim  të ketij projekti si ndërtimin e  një marrëdhenie të re midis drejtësise dhe qytetarëve . Ai  theksoi  se ministria tashmë  vendoset përballe pergjegjësisë së monitorimit  nga publiku. “Implementimi i sistemit të ankimimit online do të krijoje një urë të re komunikimi midis qytetarëve dhe institucioneve të drejtesisë”-theksoi sot ministri.

Ndërkaq Ambasadori Britanik në Shqipëri tha se “Ne mbështesim nismat për të reduktuar imunitetin e gjyqtarëve gjë do ti shërbejë punës së tyre. Shpresojmë që të arrihet me një konsesus politik në mënyrë që të procedohet me tej me reformat”.

Kjo procedurë u jep mundësinë qytetarëve që të  marrin një përgjigje automatike me e-mail sapo ankimimi I tyre mbërrin në inbox-in e institucionit përkatës. Falë ketij projekti MD dhe KLD do të kene nje databazë të ankesave duke shmangur kësisoj mbivendosjen e tyre dhe vonesat që kanë shqetësuar deri tani qytetarët.

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë dhe Ambasada Britanike me anë të këtij projekti ndër të tjera synojnë të zhdukin plotësisht kontaktet mes zyrtarëve publikë dhe qytetarëve në kohën e aplikimit duke zvogëluar keshtu mundësitë e korrupsionit.

Gjatë zhvillimit të takimit u përurua edhe logoja e re e Ministrisë së Drejtësisë.

%d bloggers like this: