Alpinistet Shqiptarë: Drejt majës së Everestit

Nga Genci Pishtari

Alpinistet shqiptare te Dajti Alpinoturistik me flamurin kuqezi, ne kampin baze te majes me te larte ne bote

Disa ditë nga nisja e marshimit drejt majës së Everestit për të vendosur flamurin kuq e zi, alpinistët shqiptarë ndodhen në Kampin Bazë (5000 m). Qëndrimi në ketë kamp është në funksion të aklimatizimit për ngjitjen e mëtejshme të malit. Grupi i alpinistëve Dajti AlpinoTuristik i përbëre nga gjashtë pjesëtarë, kreu disa ngjitje deri në lartësinë 6900 metra por vazhdimi i mëtejshëm u bllokua nga moti i keq që ka përfshirë majat e larta të Everestit. Pritet që këto ditë të rifillojnë përgatitjet për ngjitjen përfundimtare deri në majën maksimale (8800 m).  Qëllimi i ngjitjes deri në piken më të lartë është vendosja e flamurit Shqiptar në Everest. Ne këtë mënyre , për 100 vjetorin e Pavarësisë Flamuri ynë do të valëvitet nga maja më e lartë e Tokës.

Shoqata Dajti Alpino Turistik ka shkelur më parë në dy prej maleve më të larta të planetit, siç është ai ii Kilimanxharos në Afrikë (5896) dhe Elburs në Rusi (5642). Në të dyja rastet është arritur objektivi maksimal i ngjitjes, duke ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në këto male. Nëse misioni “Everest” do të përfundojë me sukses do të jetë dhurate e përkryer për festën e 100 vjetorit, duke ngjitur ngjyrat kuq e zi në “Çatinë e Botes”.  Grupi i alpinistëve ka prerë biletën e kthimit më 6 qershor dhe pritja e tyre në Rinas do të bëhet rreth orës 19:00.

%d bloggers like this: