Të modifikosh ëndrrat? Mjafton një app

Nga Iva Bërxolli

 

Quhet DREAM:ON dhe është aplikacioni për pajisjet Apple i cili premton manipulimin e ëndrrave në momentin që e aktivizon.

Idea ka lindur nga psikologu britanik Richard Wiseman, një nga autorët dhe gjenitë më të ndjekur në rrjetin social Twitter. Me gati 100 mijë ndjekës, mjeku ka hedhur në blogun e tij në ëordpress këtë aplikacion të ri dhe fton utentë ta provojnë dhe ta komentojnë në Twitter dhe Facebook: “është një eksperiment me pjesëmarrje masive”, tha Wiseman.  Pra, përdoruesit e Iphone-it janë të ftuar të transformojnë celularin e tyre në një ‘fabrikë ëndrrash’.

Praktikisht, i vendosur mbi krevat, celulari lokalizon momentin kur trupi i njeriut nuk lëviz – shenjë e fillimit të një ëndrre. Në ate pikë, pajisja aktivizon një modalitet ‘në sfond’ e projektuar me shumë kujdes për të evokuar skena të këndëshme – duke filluar nga pamjet madhështore të oqeaneve, te cicërimat e zogjve e deri tek xhirot nëpër botë.

Kur mbaron ëndrra,  App lëshon një alarm delikat për të zgjuar subjektin, i cili në këtë mënyrë mund të shpjegoi shkurtimisht atë që ka ëndërruar në një database.

“Të bësh një gjumë të mirë  dhe ëndrra të bukura shton produktivitetin e njerëzve dhe është esenciale për shëndetin e tyre psiko-fizik. Pavarësisht nga kjo dimë shumë pak se si mund të ndikojmë tek ëndrrat. Ky eksperiment synon të ndryshoi gjërat”, shpjegon autori i studimit në gazetën “The Guardian” online.

App- i  ëndrrave mund të shkarkohet falas nga ITunes ose nëpërmjet website-it të projektit,  dreamonapp.com.

%d bloggers like this: