E-PAD dhe I-PAD

Nga Gerjola Caushi

A ndryshojne vertet kaq shume?

Avancimi i teknologjisë po na con gjithnjë e më shumë drejt produkteve të tjera të sukseshme, të cilat miliona njerëz janë të gatshëm t’i blejne dhe t’i bëjnë pjesë të jetës së tyre.
Shumica prej nesh e njeh iPad Apple dhe shumë prej nesh kanë përdorur atë të paktën një herë edhe nëse nuk e zotërojnë atë, por shumë pak mund të keni dëgjuar në të vërtetë në lidhje me ePad. Për ata që janë duke dëgjuar atë për herë të parë, ePad është një aparat i ngjashem me iPad dhe ka marrë tashmë nje vrull në tregun kinez. Pajisja ofron shumë karakteristika të iPad në një çmim, dukshëm më të lirë se iDevice e Apple.
EPad ose aPad siç është përmendur, është në dispozicion edhe në disa vende evropiane dhe shiten përmes disa websiteve evropiane. 
Nuk është ky rasti i parë që arritjet teknologjike origjinale nga APPLE kopjohen deri në detaje nga kompani kineze. Ajo që vlen për tu theksuar është se shumë qytetar preferojnë të blejnë këtë produkt të imituar dhe jo origjinalin për arsye të cmimit dhe ngjashmerive të programeve. Keto imitacione janë të sukseshme duke e cuar dhe blerjen e tyre gati në një barazim të kompanive, pasi praktikisht kryejnë funksione të njëjta.
Kompania shprehet se, “ne ofrojmë një alternativë më të lirë për irlandezët dhe konsumatorët e Britanisë Madhe”. Epad për shembull është një alternativë e përballueshme se sa per të patur një Ipad Apple. ‘Ne si kompani ofrojmë 30 ditë garanci për të gjitha produktet tona, ky produkt mund të blehet me cek ose draft bankar. Një qytetar shprehet se “Epad ngjason shumë me Ipad, ka ngjyra te mprehta dhe është interesant”. Ai permban microSD karte-lexues, një usb-port, HDMI port së bashku me një aparat fotografik si dhe bluetooth. Normalisht versioni origjinal është më i detajuar, perfekt dhe I preferueshëm nga njerzit. Versioni origjinal përmban luajtjen e lojrave me pagesë, shikimin e filmave, dëgjimin e muzikës, aparat fotografik etj.

%d bloggers like this: