Ekonomia greke përsëri pëson ulje në tre muajt e parë të 2012

Nga Elorina Kulla

Ekonomia greke u tkurr me 6.2 % në tremujorin e parë të vitit 2012. Autoriteti grek i statistikave tha të martën, se si vendi po lufton për të dalë nga recesioni dhe të ketë rritje ekonomike, në mënyrë që të tejkalojë krizën akute dyvjecare të borxhit dhe shmangë daljen nga eurozona.

Në tremujorin e katërt të vitit 2011 produkti i brendshëm bruto (GDP) i Greqisë kishte pësuar ngërç prej 7.5% teksa mesatarja vjetore e vitit 2011 arriti ne 6. 95 %.

Bashkimi Evropian ka parashikuar se GDP greke do të tkurret me 4.7 % për vitin 2012, viti i pestë i recesionit për shtetin helen, ndërsa rritja ekonomike pritet të rifilloje në vitin 2014.

Kritiket e kushteve shtrënguese te BE dhe FMN ia atribuojnë këtë rënie valës së shkurtimeve të pensioneve dhe pagave, si dhe rritjen e taksave të vëna për familjet dhe sipërmarrësit, si pjesë e përpjekjeve për të adresuar krizën e borxheve.

Konfliktet e ashpra midis palëve politike, sollën zgjedhje pa shumicën parlamentare në 6 maj, duke i detyruar partitë dhe udhëheqësit e tyre të ulen në një tjetër raund bisedimesh mes tyre për formimin e  një qeverie të unitetit kombëtar për të udhëhequr Greqinë. Përpjekjet për të shmangur zgjedhje të përsëritura në qershor mesa duket kanë dështuar. 

%d bloggers like this: