Fotoja më e mirë: Toka e madhe, 121 megapixel!

Nga Genci Pishtari

Mahtas fotoja amerikane e vitit 1972, djathtas ajo ruse e 2012!

Fotografia e Tokës e kapur nga një satelit Rus , i ka mahnitur të gjithë banorët e planetit tonë dhe ka nxjerrë jashtë loje të gjitha fotot që kanë qarkulluar deri në këtë moment. Sateliti i quajtur “Electro-L No.1” ka dërguar një pamje të Tokës nga 36 milje larg sipër planit ekuatorial. Pamja është me të vërtetë e veçantë sepse për herë të parë në një foto të Tokës janë të kombinuara katër gjatësi vale të dritës. Cilësia e këtyre imazheve ka të bëjë me përdorimin e 121 megapixel që është përdorur për shkrepjen e fotos. Sipas shkencëtarit të Nasa-së, Robert Simmon, përdorimi i 121 megapixel-ve në një foto të vetme,  ka bërë të  mundur marrjen e pamjeve të mahnitshme.

Një tjetër veçanti është se ngjyrat e planetit janë tepër origjiniale, ku spikat portokallia për të treguar bimësinë. E vetmja foto e Tokes përpara “Electro-L” ka qenë ajo e “Blue Marble” e cila eshte shkerpur ne vitin 1972  nga “Apollo 17”. Në ato vite ishte e vështirë të jepje një pamje të Tokës vetëm me një shkrepje kështu që shkencëtarëve të Nasas i duhej të bashkonin të gjitha fotot në një të vetme.

 

%d bloggers like this: