Ndërtohet xhamia e parë nën ujë në Arabinë Saudite

Nga Kujtim Xhaja

Xhamia e parë nënujore është e gatshme për lutjet e besimtarëve në qytetin Tebuk te Arabisë Saudite, sipas Emirates24/7.com.

Një grup zhytësish privat nga Arabia Saudite ia dolën ta ndërtojnë xhaminë e parë nën ujë Konstruksionin e xhamisë e punuan nga tubat plastike të mbushura me rërë nën ujin e brigjeve veriperëndimore të qytetit të Tebukut, në afërsi të kufirit me Jordaninë

“Një nga kolegët tanë erdhi me këtë ide verën e kaluar, prandaj ne vendosëm të provojmë që ta bëjmë atë.Në momentin kur e përfunduam ndërtimin e xhamisë ishte koha e namazit të iqindisë, kështu që ne e falëm namazin e parë nën ujë në botë.”- tregon zhytësi Hamadan bin Salim Al Masoudi.

Komplekse turistike nenujore ne gadishullin arabik

Xhamia është një nga ndërtimet e fundit nënujore në Gadishullin Arabik, e cila shtrihet në kompleksin e hoteleve nënujore.

%d bloggers like this: