Studentët kinezë me serum ne klasë për të përballuar maturën

Nga Iva Bërxolli

Serume per maturantet kineze

Mungon një muaj para se studentët kinezë të përballen me Gaokao-n: provimi i maturës i cilësuar si më i vështiri në botë dhe që vendos fatin e shumë të rinjve.
Imazhet e shfaqura këtu i përkasin maturantëve të gjimnazit ‘Numër Një’ të Xiogan-it, në krahinën e Hubei-t. Studentët gjenden ne klasë, por duken si të shtruar në spital. Të rrethuar nga librat dhe shënimet, ato kanë një gjilpërë të vendosur në damarë dhe serumet e lidhur me një pe në tavan varen sipër tyre. Serumet me aminoacide u nevojiten për të marrë sa më shumë energji dhe për të përballuar intensitetin e studimeve.
Changjiang Times ka raportuar se institucioni është mbrojtur dhe ka shpjeguar se serumet nuk janë dhënë me detyrim, por në të kundërt, ato janë ofruar si një gjest bujarie ndaj maturantëve të stresuar dhe kush ka pranuar t’i përdorë ato, e ka zgjedhur në mënyrë vullnetare.
Siç kanë treguar studentët për China Daily, zakoni për të injektuar aminoacide ishte i rrënjosur prej kohësh në shkollën Numër Një: ”kanë filluar shumë vite më parë dhe ka nga ato studentë të cilët e kanë përdorur më shumë se një herë”.
Doktorrët dhe studiozët kanë denoncuar rreziqet e kësaj praktike.
“Injeksionet e aminoacidëve nuk janë aspak të nevojshme për studentët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Gao Huiying, professor dhe fizikant i Shoqerisë për Ushqimin Kinez. Huiying shpjegoi se këto infuzione krijojnë reaksione të dëmshme për trupin si të dridhura dhe të fikët.

Në afrim të datës së maturës , janë verifikuar gjithmonë e më shumë raste depresioni, vetëvrasje dhe patologji të tjera.
Gaokao është një provim i trashëguar nga periudha perandorake, është një takim vendimtar ku luhen ambiciet familjare. Rezultate të mira do të thonë universitete më të mira. Tre ditë për të vendosur në qoftëse je një dështak, një nga të shumtët, ose një kandidat i mundshëm për të bërë pjesë në klasën drejtuese të vendit apo të elitës kineze.

%d bloggers like this: