Iran vs Google

Nga Kujtim Xhaja

Iran vs Google

 

 

 

Irani kërcënoi gjigandin e internetit me një padi, pasi motorrët e tij të kërkimit kanë larguar emrin e Gjirit Persik nga harta e Google.

“Mosetiketimi i emrit të Gjirit Persik është njësoj si të luash me ndjenjat dhe realitetin e kombit iranian. -tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, të enjten për televizionin shtetëror TV Press. Ai theksoi se nëse Google nuk rikthen emrin e Gjirit Persik, ai do të përballet me “dëme serioze”.

 Por një zëdhënës i Google ka thënë për të përditshmen “The Guardian” të Britanisë, se gjigandi I internetit nuk e kishte hequr termin “Gjiri Persik” – ai nuk e kishte emërtuar atë nga fillimi, siç është rasti me shumë vende të tjera.
“Nëse ju shkruani “Gjiri Persik” në hartat e Google, harta e tregon Gjirin Persik, por nuk e etiketon atë”-theksoi zëri zyrtar i Google.

Mehmanparast tha per agjencine gjysmëzyrtare “Mehr”  të enjten, se Teherani ka paralajmëruar tashmë Google-in për ndërmarrjen e disa veprimeve të mundshme ligjore.

Zemërimi mbi mungesën e emërtimit në hartë është përhapur jo vetëm brenda qeverisë së Iranit, por dhe në mesin e popullatës iraniane. Së paku nëntë faqe në Facebook i jane dedikuar kesaj çështje, duke përfshirë “Hej Google, vëre Gjirin Persik përsëri në hartë” dhe “Bojkoto Google-in për heqjen e Gjirit Persik nga harta”.

 Iranianët janë shumë të ndjeshëm në lidhje me emrin e hapësires së ujit, e cila shtrihet në mes Iranit dhe Gadishullit Arabik dhe historikisht është e njohur si Gjiri Persik.

%d bloggers like this: